26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Si ta presim Ramazanin dhe të hyjmë në këtë muaj të begatë?

Më të lexuarat

Si ta presim Ramazanin dhe të hyjmë në këtë muaj të begatë?

Priteni dhe hyni në muajin e Ramazanit duke qënë në tri gjendje:

1- Gjendja e gëzimit që Allahu ta mundësoi arritjen e këtij muaji.

Hyni me gëzim që Allahu ua mundësoi ta arrini këtë muaj dhe gëzohuni për të:
{قُلْ بِفَضْلِ ٱللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا۟ هُوَ خَيْرٌۭ مِّمَّا يَجْمَعُونَ}
“Thuaj: “Me mirësinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” [Junus: 58]

2- Ndjenja e dytë është ndjenja e modestisë para Allahut.

Jemi të lumtur dhe të turpëruar, sepse nuk u përgatitëm siç duhet. Kush prej nesh u përgatit me të vërtetë për një muaj të tillë?
Paraardhësit tanë gjashtë muaj përpara Ramazanit e lutnin Allahun që t’ia mundësonte arritjen e Ramazanit.

3- Ndjenja e tretë është ndjenja e dashurisë.

Ramazanin e agjëron jo vetëm për mëshirat dhe shpërblimet që zbresin në të, por nga dashuria për Allahun që e ka ligjëruar këtë adhurimin dhe e ka veçuar nga adhurimet e tjera duke thënë, në hadithi kudsij:
“çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblej për të.”

• Pra, ne hyjmë me këto tri gjendje dhe hyjmë edhe me moton:
{ وَعَجِلْتُ إِلَيْكَ رَبِّ لِتَرْضَىٰ }
“Dhe unë nxitova te Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.” [Ta ha: 84]

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit