3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Si llogaritet koha hershme për vajtjen në xhami ditën e Xhuma?

Më të lexuarat

Pyetje: Si llogaritet koha hershme për vajtjen në xhami ditën e Xhuma?

Përgjigje: Vajtja e hershme për në Xhuma fillon me lindjen e diellit dhe pesë orët e saj për të cilat ka ardhur shpërblim i veçantë nga Profeti alejhi selam llogariten në këtë mënyrë:
E gjithë dita e Xhuma siç ka ardhur në hadith është 12 orë (njësi ndarëse).
Mesi i ditës së Xhuma është kur dielli është në kupën e qiellit dhe kështu kemi 6 orë për paraditen dhe 6 orë për pasditen.
Pesë orët e para të paradites janë për ata që shpejtojnë. Ora e gjashtë është kur hipën imami në minber sepse në kohën e Profetit alejhi selam Xhumaja falej para Zevalit (dmth para kohës namazit të Drekës) siç thotë Xhabir bin Abdilah radiallahu anhu: “Profeti alejhi selam e falte Xhumanë dhe pastaj shkonim të devetë për ti çlodhur në kohën e zevalit” e transmeton Muslimi.
Hadithi tregon qartë se xhumaja e tyre ka qenë para drekës. Falja e namazit të Xhumasë para kohës së Drekës është pak e njohur për ne sot por në librat e fikhut përmendet. Në librin El-Mugnij thuhet kështu: Nëse njerëzit e falin namazin e Xhumasë në orën e gjashtë para Zevalit, ajo u quhet e kryer.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit