21.2 C
Pristina
Tuesday, July 16, 2024

Shtyllat e shitblerjes

Më të lexuarat

Shtyllat e shitblerjes

Shitblerja ngrihet dhe ndërtohet në tri shtylla:

1. Kontraktuesit, të cilët janë tregtari dhe blerësi.

2. Ajo mbi të cilin po bëhet kjo kontratë, dhe ajo është malli dhe vlefta.

3. Mënyra e kontraktimit; këtu hynë, ato të cilat dalin nga kontraktorët si shenjë e lidhjes së një akti. Akti i shitblerjes realizohet me çdo mënyrë e cila është shenjë për të, qofshin këto fjalë apo vepra.

Shitblerja realizohet në dy forma:

a) Me formën e shprehjes, e cila quhet oferta dhe pranimi. Oferta është shprehje e cila del nga tregtari ose blerësi si të thotë p.sh: ta shes këtë mall me këtë çmim, ose ma shit këtë mall me këtë çmim. Ndërsa pranimi është shprehje e cila del nga blerësi ose tregtari, si të thotë: ta bleva, ose ta shita.

b) Me formën e veprimeve (marrje-dhënie). Kjo lloj shitblerje është që blerësi t’i japë tregtarit njëmijë (1000) lekë dhe më pas të marrë një mall me të njëjtën vleftë, ose e kundërta: të marrë një mall pastaj t’i japë tregtarit vleftën e saj duke mos nxjerrë as edhe një fjalë si tregtari ashtu dhe blerësi.

Përgatiti: Bledar Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit