Pyetja: Desha të pyes: shpeshherë shoh ëndrra të këqija. Shumë herë e shoh veten të vdekur ose duke vdekur. Sot, në kohën e sabahut, pashë sikur kisha vetëm 10 minuta jetë dhe fillova t’i lutesha Allahut të më ndihmonte të çohesha për t’u falur – nuk doja të vdisja pa u falur. U zgjova vetë dhe po mundohesha të falem, por nuk mundesha, dhe më vinte të qaja: si mund të dal para Allahut pa u falur?
Kisha një ndjenjë ankthi.
Shumë herë në ëndërr shoh që dua të falem, por nuk mundem – diçka më pengon.?
Përgjigja:
Gëzohemi për ty që je namazfalëse dhe lusim Allahun që të forcojë në fenë e Tij!
➖ Përsa i përket çështjes së ëndrrave unë nuk jam komentuese e ëndrrave dhe nuk jap dot ndonjë sqarim në lidhje me atë që ti sheh në ëndrra, por mund të tregoj gjykimin e ëndrrave sipas sheriatit.
Ëndrrat në përgjithësi janë tri lloje:
1. Ëndrrat të cilat janë të mira dhe janë përgëzim për besimtarin. Këto ëndrra janë prej Allahut që dëshiron ta përgëzojë robin e Tij me ndonjë gjë të mirë.
2. Ëndrrat të cilat janë prej shejtanit. Këto janë ëndrrat e këqija dhe trishtuese, me të cilat shejtani dëshironë të frikësoj me të.
3. Ëndrrat të cilat janë angazhimi i njeriut gjatë ditës. Atë që ka bërë ditën e sheh natën për shkak të preokupimit të tij të thellë me këtë çështje.
Kështuqë nëse sheh ëndërr të mirë falendëroje Allahun për këtë. Nëse sheh ëndërr të keqe kërko mbrojte tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Duke mos harruar edhe edukatën e rënies nê gjumë: të jesh me abdes, të lexosh duatë e gjumit, të cilat i gjen edhe në librin “Mburoja e myslimanit”.
Allahu e di më së miri!
Dr. AdelinaKuçana
