Në epokën e artë të Islamit, këta djem nuk trajtoheshin si fëmijë, por si burra të vërtetë, me përgjegjësi kolosale mbi supe.
Ata ishin djem që ndryshuan rrjedhën e historisë:
1. El-Arkam bin Ebi El-Arkam (16 vjeç)
Pranoi Islamin dhe e vuri shtëpinë e tij në dispozicion si seli të thirrjes së fshehtë të Profetit ﷺ për 13 vite me radhë. Shtëpia e tij (Dar el-Arkam) u bë kopshti ku u rritën kolosët e parë të këtij umeti.
2. Talha bin Ubejdullah (16 vjeç)
Sakrifikuesi më i madh në Islam. Në betejën e Uhudit, ai bëri besëlidhjen me Profetin ﷺ për vdekje (qëndresë deri në fund) dhe e mbrojti trupin e Profetit nga shigjetat dhe shpatat e jomuslimanëve me trupin e tij, duke marrë dhjetëra plagë.
3. Ez-Zubejr bin El-Avvam (15 vjeç)
Njeriu i parë që zhveshi shpatën për të mbrojtur Islamin. Ai u bë një nga kalorësit më të mëdhenj, i njohur në histori për trimërinë, guximin dhe autoritetin e tij të tmerrshëm në fushëbetejë.
4-5. Muadh bin Amr bin El Xhemuh (13 vjeç) & Muavvidh bin Afra (14 vjeç)
Dy nga heronjtë më të mëdhenj të betejës së Bedrit. Ata të dy arritën të eliminonin liderin e ushtrisë së mushrikëve, Ebu Xhehlit. Ky akt theu plotësisht moralin e ushtrisë armike dhe u bë një nga shkaqet kryesore të asaj fitoreje madhështore të muslimanëve.
6. Zejd bin Thabit (13 vjeç kur pranoi Islamin)
Përkthyesi i Profetit ﷺ dhe shkruesi i Shpalljes (Uahjit). Ai zotëronte shumë gjuhë dhe u bë kryetari i parë i projektit më gjigant në histori: Mbledhjes dhe kodifikimit të Kuranit të Shenjtë.
7. Muhamed ibn El-Kasim (17 vjeç)
Gjenerali i ri që çliroi rajonet e Sindit dhe Indisë (Pakistani dhe India e sotme), duke thyer ushtritë idhujtare dhe duke futur Islamin në ato nënkontinente.
8. Sad bin Ebi Uakkas (17 vjeç kur pranoi Islamin)
Komandanti i betejës legjendare të Kadisijes, e cila rrëzoi Perandorinë Persiane dhe ndryshoi rrjedhën e historisë. Ai njihet gjithashtu si njeriu i parë që gjuajti një shigjetë në rrugën e Allahut.
9. Usame bin Zejd (18 vjeç)
U emërua nga vetë Profeti ﷺ si komandant i ushtrisë muslimane për t’u përballur me ushtrinë më të fuqishme të botës në atë kohë: Perandorinë Romake (Bizantine). Nën udhëheqjen e tij marshuan sahabët më të mëdhenj, si Ebu Bekri dhe Omeri.
10. Harun Er-Rashid (15 vjeç)
Kalifi më i famshëm abasid i Epokës së Artë Islame. Në moshën 15-vjeçare, ai ishte komandant i ushtrisë abaside që mposhti ushtritë bizantine, ndërsa në moshën 20-vjeçare mori frenat e udhëheqjes së shtetit më të madh në tokë.
11. Sulltan Muhamed Fatih (14 vjeç)
Mori pushtetin e Shtetit Osman që në moshën 14-vjeçare (për një periudhë të shkurtër). Ndërsa në moshën 21-vjeçare, organizoi një ushtri madhështore prej më shumë se një çerek milioni ushtarësh dhe çliroi Konstandinopojën.
Ku jemi ne sot?
Ku është rinia jonë (madje ku jemi ne vetë) përballë këtyre kolosëve?
Dallimi mes asaj gjenerate dhe gjeneratës sonë moderne qëndron tek tre faktore kyç:
1- Koncepti i Burrërisë dhe Përgjegjësisë
Sot, një 18-vjeçar shpesh konsiderohet ende “fëmijë” që ka nevojë për përkujdesje dhe argëtim, i zhytur në botën virtuale të lojërave dhe rrjeteve sociale. Në historinë islame, në moshën 15-vjeçare, djemtë mbanin përgjegjësi për fatet e shteteve dhe mbrojtjen e umetit. Ata nuk rriteshin me frymën e “argëtimit pa fund”, por me frymën e “për çfarë jam krijuar dhe çfarë do t’i lë kësaj bote?
2- Ambicia e lartë (El Himmeh)
Këta djem nuk kishin synime të vogla. Zejd bin Thabit brenda pak javësh mësonte gjuhë të huaja me urdhër të Profetit ﷺ. Muhamed ibn Kasim menaxhonte strategji ushtarake në male e shkretëtira në moshën kur sot adoleshentët mund të kenë frikë të udhëtojnë vetëm. Besimi (Imani) ua rriste moshën mendore dhe ua zgjeronte horizontin.
3- Edukimi (Tarbija) prindëror
Pas çdo djaloshi të tillë fshiheshin prindër vizionarë. Nënat e tyre nuk i edukonin ata që të bëheshin thjesht konsumatorë të pasurisë, por që të bëheshin ndryshies të historisë. Ata ushqeheshin me tregimet e trimërisë, me dashurinë për Allahun dhe me ndjenjën e lartë të sakrificës.
