Mbi 700 rabinë pro Izraelit nënshkruan të premten një letër të hapur, në të cilën i bënë thirrje kryetarit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të tërhiqet nga deklaratat e tij, në të cilat e krahasoi lobin pro Izraelit AIPAC me “përbindësha”, sipas portalit Middle East Eye.
◾️ Më 18 qershor, gjatë një tubimi me senatorin Bernie Sanders, Mamdani deklaroi se AIPAC përdor “miliona dollarë para të padeklaruara” për një qëllim të vetëm: “ruajtjen e ndikimit të saj, në mënyrë që të mund të na nxisë kundër njëri-tjetrit.”
◾️ Rabinët e cilësuan gjuhën e tij si “një akt që ua mohon njerëzillëkun të tjerëve” dhe thanë se ajo nxit antisemitizmin. Në letrën, e organizuar nga grupi Jewish Majority, ata e konsideruan retorikën e tij “të rrezikshme, të papranueshme dhe të padenjë për detyrën” që ai mban.
