6.6 C
Pristina
Monday, December 5, 2022

Shpenzimi i parasë për të përmbushur obligimet

Më të lexuarat

Besimtari mysliman, pasi që të japë zekatin e pasurisë së vet, duhet të paguajë shpenzimet (furnizimin) e prindërve dhe të afërmve të tij nevojtarë, të ndihmoj nevojtarët e të japë shumë për shoqërinë kur është në shtrëngatë, fatkeqësi natyrore, ose nëse shteti të cilit i
takon është në gjendje lufte apo e kanë kapluar zjarret ose uri ekstreme etj.

Të ndihmojë të varfërit me ushqime, veshmbathje, strehinm dhe përkujdesje mjekësore.
Islami e thekson këtë të drejtë, madje inkurajon edhe për ngritje të armëve për ta imponuar këtë të drejtë.

Kalifi i parë i myslimanëve, Ebu Bekër Es-Siddiku [radijallahu anhu], u detyrua të luftojë me armë për ta mbledhur zekatin, ngase i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem| paraqiti ftesë për tubimin e zekatit, nëse lypset edhe me forcë – gjë kjo e cila nënkupton se ky veprim, pra marrja e zekatit me forcë nga ata që refuzojnë ta japin, është obligim i muslimanëve.

I Dërguari i Allahut thotë: “Kudo që të jetë një nevojtar dhe në çfarëdo vendi, ai mund të marrë sa të deshirojë për të përmbushur nevojën që ka, fare pa u turpëruar”… dhe lejoi që të varfrit të marrin ujë e ushqim me forcë, ngase ata kanë nevojë të skajshme dhe kjo është e drejtë e tyre, sepse ata nuk kanë ku tjetër të mbështeten.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit