7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sherri për një femër, atentat shqiptarëve në Itali, një vdes një plagoset

Më të lexuarat

ROMË – Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, në një atentat me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në Fucecchio të Firences.

28-vjeçari i plagosur, Ilir Qokaj, u tregoi karabinierëve se në momentin e ngjarjes ishte duke ecur në rrugë, bashkë me 31-vjeçarin Klaudio Rrucaj, kur disa persona kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

I plagosuri ka arritur të lajmërojë të vëllanë, i cili i ka çuar menjëherë në spitalin e Fucecchios, por për 31-vjeçarin Klaudio Rucaj ka qenë tepër vonë. Ai mbërriti në spital pa shenja jete.

Sipas policisë italiane, dyshohet se dy shqiptarëve u është ngritur një pritë, pasi ishin përfshirë në një sherr për një femër.
Ndërkohë autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit