4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Pse Allahu e përshkruan hipokrizinë si errësirë në Kuran?

Më të lexuarat

Hipokrizia është errësirë.

▪️Allahu i madhëruar thotë në Kuran:

“Shembulli i tyre (i hipokritëve) është si shembulli i atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç’kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë“.       .     (el Bekare, 17-18)

Domethënia e shembullit.

Allahu i madhëruar në këtë ajet e krahason shembullin e atyre që kalojnë në hipokrizi pasi që kanë besuar me shembullin e një njeriu që ndez një zjarr i cili kur fillon ta ndriçojë, i ikën drita e ai mbetet në errësirë dhe kështu është edhe hipokriti pas besimit. Ai kur i hyri rrugës së besimit, i hyri dritë në zemër dhe kur ra në hipokrizi, i iku drita dhe mbeti serish në errësirë madje më e madhe se ajo e para, sepse ai atëherë kthehet në: shurdh, memec dhe i verbër pa asnjë mundësi për të parë, apo ndjerë më dritë.

Dobitë e përfituara nga shembulli.

1- Besimi është dritë e qetësi për zemrën sepse zjarri i marrë për shembull në këtë ajet, një prej karakteristikave më kryesore të tij është ndriçimi dhe ngrohja. Kush ka dritën e besimit, edhe e sheh mirë dhe qartë rrugën e tij, edhe i jep atij qetësi dhe siguri.
Ndërsa hipokrizia është errësirë dhe tmerr për zemrën, sepse atyre që bien në hipokrizi Allahu i madhëruar ua pengon dritën e shpalljes hyjnore dhe kujt i pengohet drita bie në errësirat e mohimit. Ai, as se sheh më rrugën e drejtë dhe as ka më siguri në veprimet e tij dhe jeton mes frikës dhe merakut.

2- Hipokrizia ia hap robit të gjitha rrugët e humbjes, sepse Allahu i madhëruar thotë se do lejë atë në errësira në numrin shumës që do të thotë errësira të shumta.
Kështu hipokriti përveç mohimit i cili është kulmi i së keqes do bashkojë edhe të këqija të tjera si: tradhtia, pabesia, gënjeshta, vulgariteti etj siç thotë Profeti alejhi selam: “Katër gjëra kush i ka është hipokrit i plotë: kur i besohet diçka nuk e ruan, kur flet gënjen, kur jep besën nuk e mban dhe kur të debatojë shpërthen” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

3- Kujt i sqarohet rruga e drejtë dhe ai e braktis atë, nuk i jepet mundësi tjetër, sepse ajeti ua mohon atyre kthimin te e drejta. Allahu i madhëruar thotë në lidhje me këtë rregull: “Si i udhëzon Allahu ata njerëz që mohuan pas besimit të tyre dhe pasi dëshmuan se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon të padrejtit” Sure Ali Imran: 86.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit