13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Prirja ballkanase për apartamente në bregdetin shqiptar

Më të lexuarat

Kosovarë, serbë, boshnjakë, maqedonas e kroatë, “fqinj turistikë” në Shqipëri

Pas një pushimi në bregdetin e Adriatikut apo Jonit të Shqipërisë, qytetarë ballkanas, kryesisht nga vendet e ish-Jugosllavisë, po blejnë apartamente në resortet e famshme verore të vendit.

Në Shëngjin, një port i vogël shqiptar në detin Adriatik pranë qytetit të Lezhës, ka gjithnjë e më shumë blerës të pasurive të paluajtshme nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi, shkruan Veçernji.

Sipas Esin Lekiçit, menaxher i një kompanie që merret me ndërtimin e godinave turistike në Shëngjin, ky vend ka një pozitë të shkëlqyer. Është afër Tiranës, por edhe Shkodrës, dhe ka një infrastrukturë të mirë rrugore. Duhen më pak se tetë orë për të arritur në Beograd me makinë.

“Aktualisht po ndërtojmë një godinë tjetër në Shëngjin, kemi tetë të tilla dhe një hotel. Të gjitha së bashku, më shumë se 16 mijë metra katrorë. Kemi shumë blerës nga ish-Jugosllavia. Aktualisht, më së shumti apartamente i shesim te blerës nga Serbia, nga Nishi dhe Beogradi, si dhe disa familjeve nga Novi Sadi. Banesat më të kërkuara janë nga 62 deri në 75 metra katrorë. Çmimi për metër katror është nga 900 euro e lart“, thotë Lekiç.

Adnal Muratoviç nga Bosnja gjithashtu vendosi të blejë një pronë buzë detit në këtë vendpushim të këndshëm veror. Ai thotë se e kanë tërhequr çmimet e favorshme të metrave katrorë, të cilat vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta. Ai bëri një xhiro në bregdet dhe vendosi për Shëngjinin, për shkak të afërsisë me aeroportin, por edhe lidhjes së mirë të atij vendi me qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Për sa i përket shkresave, është shumë e thjeshtë, gjithçka ka qenë absolutisht ashtu siç kemi rënë dakord,: nënshkruhet kontrata e blerjes në noter, pstaj bëhet pagesa, kur paguhet prona, merret një certifikatë në emër të blerësit. Dhe kaq. Më interesant është që nëse je i martuar, apartamenti që blihet duhet të jetë në pronësi të dy bashkëshortëve. Pra të gjithë ata që mendojnë të blejnë një apartament pa e ditur gruaja, le ta dinë që është e pamundur”, thotë Muratoviç me buzëqeshje.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik gjithnjë e më interesant jo vetëm për rajonin, por edhe për turistët jashtë shtetit. Numri i turistëve nga ish-republikat e RSFJ-së që zgjedhin Shqipërinë për pushime po rritet nga viti në vit.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Byroja Shqiptare e Statistikave tregojnë se më shumë se pesë milionë qytetarë nga 152 vende të botës kanë vizituar vendin në shtatë muaj të këtij viti. Përveç turistëve të ardhur nga Kosova, më të shumtët ishin italianët, shkruan Veçernji. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit