9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Përse themi “estagfirullah” tre herë pas namazit?

Më të lexuarat

Kur Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e përfundonte namazin, thoshte: “Estagfirullah! Estagfirullah! Estagfirullah!” tre herë. Për çfarë kërkonte falje ai nga Allahu? Ai u fal dhe bëri një adhurim. Atëherë, si kërkon falje nga Allahu për adhurimin që bëri? Jo! Porse ai kërkonte falje për mangësitë gjatë adhurimit të bërë, ngase njeriu ekspozohet ndaj gabimeve, kushdo qoftë ai.

I Dërguari i kërkonte Allahut falje pas namazit. I kërkonte Allahut falje menjëherë pas namazit. E si është puna me atë që nuk kërkon falje pas gjynahut që bën! Njeriu ka nevojë që të kërkojë falje nga Allahu pasi që bën një adhurim, sepse adhurimi që bëhet ka mangësi. Ndodh që njeriu të mos ketë synim Allahun me atë adhurim, sepse është gjë që mund të ndodh. Prandaj, njeriu nuk duhet ta lavdërojë veten e tij.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit