9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Përse ka ardhur njeriu në këtë botë dhe a është përgjegjës për fjalët dhe veprat e tij?

Më të lexuarat

Njeriu, që i beson Allahut Fuqiplotë dhe ka kuptuar bindshëm ekzistencën e Tij në këtë botë, duhet të kuptojë e të mësojë se çfarë kërkon Zoti Krijues prej tij. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Mos vallë, menduat se j’u krijuam kot dhe nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” (El- Mu’minun, 115). Ky ajet na tregon qartë se njeriu nuk ka ardhur në këtë botë kot, pa asnjë qëllim. Ajeti i sipërpërmendur dhe versete të tjera Kuranore rikujtojnë kthimin e njerëzve te Zoti i tyre, Ditën e Gjykimit, për të dhënë llogari për gjithçka që kanë vepruar. Pra, njeriu është përgjegjës për të gjitha fjalët dhe veprat e tij në këtë botë. Besimi në Allahun dhe adhurimi i Tij është rruga e vetme që e bën njeriun të kalojë sprovën e kësaj bote me sukses dhe të jetë i shpëtuar. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për gjë tjetër, por vetëm që të më adhurojnë Mua.” (Edh-Dharijat, 56)

 

Hoxhë Mustafa Terniqi /  “Udhërrëfyei Islam”

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit