13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

PDSH: Ahmeti demaskoi vetveten

Më të lexuarat

“Ahmeti demaskoi vetveten”, kështu e komentojnë nga Partia Demokratike Shqiptare deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cilinjë ditë më parë tha se çështjae gjuhës mund të zgjidhet në mandatin e ardhshëm pasi këtë mandat me prioritet ka qenë amnistia.
Për PDSH-në e Menduh Thaçit, kur një lider mirëqenien dhe rehatin e vet personale e vendos mbi atë të popullit që duhet ta përfaqësojë, atëherë gjithçka është e qartë. “Çka mund të presin shqiptarët gjatë tre viteve të ardhshme sa kanë ngelur nga ky mandat, kur dje e pamë dhe e dëgjuam dorëzimin dhe nënshtrimin total të këtij njeriu, i cili i mori në qafë shqiptarët”, deklaroi Imer Aliu nga PDSH-ja.

“Shqiptarët dje kishin mundësi të shohin dhe dëgjojnë konstatimin që PDSH e përsërit 10 vite me radhë, se ky njeri dhe ata rreth tij, gjithçka për të cilin interesohen dhe përkujdesen janë mirëqenia, pasurimi dhe rahatllëku i tyre, gjithmonë në kurriz të shqiptarëve dhe si pasoj sot kemi një BDI përplot me milionera dhe shqiptarë më të varfër dhe më të nënçmuar se kurdoherë”, tha deputeti Aliu.

“Është e qartë gjendja e mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët, është e qartë se ku e ka burimin kjo nëpërkëmbje dhe ky diskriminim që u bëhet shqiptarëve për çdo ditë. Është e qartë se përse shqiptarët për çdo ditë rrihen, vriten e maltretohen, është e qartë se për se vendbanimet shqiptare prezencën e qeverisë e shohin vetëm nëpërmjet policisë dhe represionit të përditshëm e jo nëpërmjet investimeve dhe përkujdesit institucional… Është e qartë se përse gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Krejt shqiptarët e mbajnë mend se në vitin 2008 Ali Ahmeti tha se zgjodhi çështjen e gjuhës, e tash kërkon edhe një mandate ta zgjidh këtë çështje”, ka thënë ndër të tjera Aliu. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit