Masakrimi që grigja e kryqit që po i bën një imami të vrarë nga një dorë kriminale
Vrasja e një imami në Dragash të Kosovës ka çuar në një shfrim me natyrë kriminale në rrjete sociale ndaj viktimës dhe përgjithësisht komunitetit të cilit ai i përkiste, që është dhe shumica e popullsisë shqiptare në aspekt të besimit fetar. Pra, musliman. Viktima, një njeri me reputacion pozitiv, ikur nga kjo botë nga një dorë kriminale me nam të zi në zonë, po masakrohet tashmë në rrjete nga gjuha e mprehtë po aq sa thika që i morri jetën, e atyre që, është keqardhëse deri në trishtim ta thuash, i përkasin identitetit fetar katolik ndër shqiptarë. Themi “identitetit fetar katolik”, pasi të thuash “besimit katolik” është tejet paradoksale. Besimi në Zot, pavarësisht se çfarë feje i përket, nuk mund ta ketë atë gjuhë aq vrastare, aq më tepër kundër një bashkëatdhëtari e bashkëqytetari tënd dhe aq më tepër kur atij nuk i atribuohet asnjë e keqe. Po, asnjë e keqe. Thjesht zgjidhet një etiketim i zi, nga ato që janë injektuar me urrejtje nga propaganda keqdashëse dhe kaq mjafton për ta therrur me gjuhë atë me të cilin bashkëjeton çdo ditë dhe, duhet ritheksuar, në fund të ditës nuk ke asnjë ankesë ndaj tij. Dhe kjo në shekuj. Nëse katolikët shqiptarë vuajnë ndonjë padrejtësi që u kanë bërë muslimanët, ata me të cilët kanë bashkëjetuar me shekuj, janë të lirë ta thonë.

Kjo gjuhë vrastare e tyre po shemb një ndër krenaritë tona kombëtare, bashkëjetesën. Është një bashkëjetesë e formësuar si një kohezion social që përbën dhe një pasuri kombëtare. Por ja dhe kësaj po i vihen minat. Dhe nuk dihet se nga kush: nga ndonjë forcë e jashtme me projekt djallëzor ndaj shqiptarëve apo nga vetë një bashkësi besimore, katolike në këtë rast, e cila nën peshën e një vetëfrustrimi fetar nga vala e dukshme e përqafimit të Islamit nga të rinj shqiptarë, po reagon më mënyrë kaq irracionale, deri dhe kriminale.
E gjitha kjo po ka na sfond një të ashtuquajtur Lëvizje e Deçanit, një grupim që ngjan me të sëmurë mendorë, të cilat paturpsisht, duke shkelur çdo normë shoqërore, madje dhe ligj, ftojnë imponueshëm shqiptarët e besimit musliman që të konvertohen në katolikë. Dhe kjo, në emër të një feje të quajtur shqiptari, një teori aq qesharake sa nuk ka bythë ku të rrijë. Tej qesharakes është dhe dramatike, pasi ka tiparet ndjellakeqe të një kryqtarizmi mesjetar, nga ato që bëjnë me turp dhe vetë Vatikanin. Është dramatik dhe për faktin se është një kundërvënie e shqiptarit ndaj shqiptarit, e pandodhur më parë në historinë e kombit. Dhe drama vijon me mosreagimin politik e ligjor ndaj kësaj gjëme të përmasave kombëtare, si dhe me heshtjen e vetë klerit katolik.
Është më shumë se paradoksale, është gati çmenduri që ndërsa vetëpromovohesh si atdhedashës, të lejosh që atdheut t’i ngulet në asht thika e ndasisë fetare, siç iu ngul atij imami të mirë nga një dorë kriminale.
Ky kler, nëse e do vërtet këtë vend, nëse mendon se bart atribute të larta morale e atdhëdashurie, duhet më së pari të merret më grigjën e vet, ta ftillojë dhe edukojë, t’ja ç’injektojë gjuhën vrastare ndaj bashkëatdhetarëve me tjetër besim, të cilët mbi të gjitha nderojnë Jezusin e Marian e jetojnë me mësimet e tyre e që kurrë nuk kanë ngritur dorë ndaj tyre.
Se ja, është ky kler që së fundi ka nderuar krerë famëkëqinj të Lëvizjes së turpshme të Deçanit(foto kryesore), ku antikombëtarja nuk ka brirë; ajo flet me gjuhën e urrejtjes ndaj besimit të tjetrit, i cili nuk është thjesht tjetri larg, në distanca që mbushen me paragjykime, por është fqinji yt, miku, kolegu, i afërti i përditshmërisë tënde, të cilit i thuaj mirëmëngjes e mirëmbrëma.
Ndaj, o ju klerikë katolikë shqiptarë, mos i vini vetes një njollë turpi kombëtar, fetar po e po, e zgjidhni të jeni krenari kombëtare më të kundërtën e asaj që po yshtni, qoftë dhe me heshtjen tuaj!
Bëjeni këtë që dhe mos u mbetet tërësisht muslimanëve merita e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, por të keni dhe ju një rol historik në të. /tesheshi.com/
