15.2 C
Pristina
Monday, February 26, 2024

“Pak ekonomi” nga Hoxhë Lulzim Susuri

Më të lexuarat

Ky është një shkrim nga këndvështrimi ekonomik i zhvillimeve të fundit i Hoxhë Lulzim Susuri në profilin e tij në Facebook.

PAK EKONOMI: (të lutem lexoje deri në fund)

Disa brende (marka) të fuqishme botërore pritet të pësojnë inflacion (të pjesshëm ose të përgjithshëm).

Kush ka mundësi të krijojë brende të reja, bujrum në mejdanin e ri (pa dyshim se do të jetë vështirë).

Deri 2025 pritet që çdo kompani multimilionëshe (në rrafshin ndërkombëtarë) të ketë rënie të punës (dhe punëtorëve) së paku 10% e më tepër.

A të friksësohemi ne ?

Jo, sepse ndikimet e jashtme nuk do të jenë të drejpërdrejta tek ne.

Parimisht nuk jemi aq të lidhur direkt me lojërat e miliarderëve…

Këshilloj që:

1- Të mos zgjeroheni në biznese të mëdha,

2- Të mos i vendosni paratë e fundit në biznes (por vetëm ato para që i kemi tepër-nëse kemi të tilla)

3- Të mos i vendosim të gjitha investimet në një vend.

4- Të fokusohemi vetëm në ato biznese që nuk kemi nevojë për lëndën e parë ta marrim nga jashtë shtetit (pra sa më pak i varur nga ndikuesit e jashtëm)

5- Sektori i ushqimeve vendore do ua preferoja me investu në të (bujqësi apo blegtori).

Kujdes:

Ju lutem mos më paragjykoni. Nuk e di të ardhmen as nuk dua tu frikësoj. Thjeshtë analizë e mbledhur nga disa studime ndërkombëtare. Këtë shkrim mbajeni si rezervë asgjë më shumë. Mund tu hyjë në punë.

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit