10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mos i humbë shpresat për fëmijët tu, lute Allahun që ti mëshiroi dhe edukoi ata në mënyrën më të mirë

Më të lexuarat

LUTUNI PËR FËMIJËT TUAJ

Dijetari i njohur dhe njeriu i devotshëm Fudajl b.ijadi kishte një djalë që quhej Ali, për edukimin e të cilit vuajti shumë.
Pasi e kuptoi se ishte i pafuqishëm në edukimin e tij, ai iu lut Allahut me këtë lutje:

“O Zoti im, unë u përpoqa ta edukoj Aliun, por nuk ia dola, prandaj po kërkoj nga Ti o Zot ta edukon për mua!”

Pas kësaj lutje, Aliu u bë rob i zgjedhur i Allahut.
Ai u përmirësua aq shumë sa Abdullah Ibn Mubareku thoshte:

“Njeriu më i mirë është Fudajli, ndërsa më i mirë se ai është djali i tij Aliu!”

Sijer e’alamin-nubela, 8/442.

Mos i humbë shpresat për fëmijët tu, lute Allahun që ti mëshiroi dhe edukoi ata në mënyrën më të mirë.
Ti puno me fëmijët e tu dhe lutu për ta, e rezultatin do ta sheh insh edhe vetë.
Zoti na i edukoftë fëmijët tonë me edukatën më të mirë islame!

HOXHË IRFAN SALIHU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit