10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpërthim në Taksim të Istanbulit, të paktën 6 të vdekur dhe 53 të lënduar

Më të lexuarat

Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, në një njoftim në median sociale, tha se të dhënat e para flasin për 4 të vdekur dhe 38 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.


Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit