Zgjuarsia profesionale – Çelësi i suksesit në vendin e punës

Më të lexuarat

Praktikimi i zgjuarsisë profesionale

​Zgjuarsia profesionale nënkupton aftësinë për të kuptuar se si funksionon organizata ku punoni, përtej organigramës që shihet në letër. Kjo kërkon të dini se kush janë personat me ndikim që mund të mbështesin ose pengojnë një projekt.

​Personat med ndikim nuk janë gjithmonë ata që mbajnë poste zyrtare. Shpesh ata janë udhëheqësit joformalë të organizatës, njerëzit tek të cilët të tjerët drejtohen për këshillë dhe të cilëve edhe drejtuesit ua dëgjojnë mendimin.

​Zgjuarsia profesionale kërkon që të gjeni kohë për t’i kuptuar njerëzit dhe nevojat e tyre, të mendoni para se të flisni dhe të përdorni aftësitë tuaja në komunikim dhe ndikim. Kjo njohuri ju ndihmon të nxisni veprime pozitive që mbështesin zhvillimin tuaj profesional, objektivat e karrierës dhe suksesin e organizatës.

​Kjo aftësi është thelbësore, sepse ndërtohet mbi besimin dhe përhapjen e tij në të gjithë organizatën. Të jesh i zgjuar dhe i aftë në aspektin profesional nuk shërben vetëm për avancimin tënd në karrierë, por edhe për të dëshmuar se je në gjendje t’i mbështesësh të tjerët. Për të realizuar objektivat, duhet të njohësh mirë dimensionet profesionale të organizatës dhe mënyrat praktike që i bëjnë gjërat të ecin përpara.

📝 Ushtrime të shpejta

🔹 Mos u mjafto vetëm duke ruajtur vendin tënd – syno të përparosh.

​Aftësia jote për të lulëzuar në vendin e punës varet nga vetëdija dhe inteligjenca jote profesionale. Shumica e aftësive që përfshihen në zgjuarsinë profesionale mund të grupohen në tri kategori kryesore. Rishikoji ato dhe vlerëso se cilat ke nevojë t’i zhvillosh më shumë.

1. Kupto organizatën tënde

  • ​Vëre ndryshimet që ndodhin në organizatë dhe arsyet pse po ndodhin.
  • ​Kushto vëmendje sinjaleve joverbale që tregojnë se çfarë po ndodh prapa skenave.

2. Kupto veten

  • ​Ji i vetëdijshëm për sjelljet e tua.
  • ​Dallo cilat sjellje duhet t’i përmirësosh për të fituar besimin e të tjerëve.
  • ​Ndërto integritet dhe shfaq autenticitet në çdo veprim.

3. Komuniko med mençuri

  • ​Ndërto marrëdhënie me njerëz nga departamente të ndryshme dhe me drejtuesit.
  • ​Trego gatishmëri të vazhdueshme për të ndihmuar të tjerët.

🔹 Dije se ku qëndron ndikimi yt

​Zhvillimi i ndikimit kërkon planifikim.

​Lidhe punën tënde me pjesët e tjera të organizatës dhe pyete veten:

  • ​Kush mund të më ndihmojë të arrij rezultatet që synoj?
  • ​Kë mund ta ndihmoj unë që të arrijë objektivat e tij?

🔹 Ktheje frustrimin në bashkëpunim

​Mendo për personin në organizatë që të shkakton më shumë vështirësi. Ndoshta është dikush që vonon informacionin ose furnizimet kur të nevojiten.

​Pyete veten:

  • ​Pse sillet në këtë mënyrë?
  • ​Si mund ta përshtat sjelljen time për t’iu përgjigjur kërkesave të tij?
  • ​Cilat janë objektivat e tij?
  • ​Si mund ta ndihmoj t’i arrijë ato?
  • ​Sa mirë e njoh atë?
  • ​Si mund ta njoh më mirë?

​Diskutoje këtë situatë me një person të besuar për të marrë ide që mund ta shndërrojnë frustrimin në mundësi bashkëpunimi.

🔹 Ndihmo të tjerët

​Mos lejo që përshkrimi i vendit të punës të përcaktojë kufijtë e asaj që je.

​Shikoje atë si minimumin e detyrave të tua, jo maksimumin e aftësive të tua.

​Ji gjithmonë i gatshëm të ndihmosh të tjerët të zhvillohen, të rriten dhe të shkëlqejnë.

​Zgjuarsia profesionale nuk matet vetëm me atë që fiton për vete, por edhe me atë që u mundëson të fitojnë të tjerët.

​Jeto me frymën e dhënies. Me kalimin e kohës do të kuptosh se sa më shumë ndihmon të tjerët, aq më shumë mbështetje fiton edhe vetë.

​Kjo nuk është çështje llogaritjesh apo shkëmbimesh interesash, por ndërtimi i një reputacioni si njeri i besueshëm, i sinqertë, me integritet dhe i respektuar.

​Me kalimin e kohës do të fitosh ndikim brenda organizatës dhe vlerësim nga drejtuesit.

📝 Strategji afatgjata

🔹 Zhvillo zgjuarsinë profesionale

​Të jesh i zgjuar profesionalisht do të thotë të jesh person me ndikim në organizatë.

​Kjo kërkon dy rrugë aftësish që duhet të ecin paralelisht.

Rruga e parë: Ndihmo të tjerët të kenë sukses

  • ​Ndërto marrëdhënie të sinqerta.
  • ​Jep mbështetje dhe këshilla.
  • ​Dëgjo me vëmendje.
  • ​Bëj përpjekje shtesë.
  • ​Zhvillo biseda që sjellin dobi për të dyja palët.

Rruga e dytë: Menaxho suksesin tënd profesional

  • ​Takohu me drejtuesit e lartë.
  • ​Refuzo përgojimin dhe thashethemet.
  • ​Komuniko në mënyrë efektive.
  • ​Bashkëpuno përtej kufijve të departamenteve.
  • ​Mendo para se të veprosh.
  • ​Shmang ankesat e panevojshme.
  • ​Prezanto arritjet e tua në mënyrë profesionale dhe me maturi.

​Çelësi është të ruash ekuilibrin ndërmjet këtyre dy rrugëve.

​Pyete veten:

  • ​Sa i balancuar jam?
  • ​Çfarë kam bërë gjatë 30 ditëve të fundit për të ndihmuar të tjerët?
  • ​Çfarë kam bërë për të zhvilluar karrierën time?

​Shkruaj dy lista dhe analizo çfarë tregojnë ato për ty.

​Pastaj harto një plan gjashtëmujor dhe diskutoje me mentorin tënd.

🔹 Menaxhoji mirë marrëdhëniet

​Një nga frytet më të rëndësishme të zgjuarsisë profesionale është aftësia për të komunikuar me vetëbesim med drejtuesit e lartë.

​Kjo fillon me ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë me eprorin tënd të drejtpërdrejtë.

  • ​Mbaje të informuar për çështjet e rëndësishme.
  • ​Ji proaktiv në paraqitjen e sfidave dhe sukseseve.
  • ​Mos lejo që ndërmjet jush të krijohet mungesë komunikimi.

🔹 Bëhu pjesë e një bordi drejtues

​Pjesëmarrja në bordin drejtues të një organizate jofitimprurëse të jep mundësinë të kuptosh më mirë mënyrën se si drejtohen organizatat.

​Vëzhgo:

  • ​Kush janë personat me ndikim?
  • ​Çfarë i motivon?
  • ​Si e menaxhojnë ndryshimin?
  • ​Si bashkëpunojnë ndërmjet departamenteve?

​Mos hezito të pyesësh për ato që nuk i kupton dhe përfito nga përvoja e kryetarit të bordit për të interpretuar marrëdhëniet dhe ndërveprimet.

​Në fund, pyete veten:

​Çfarë mësova që mund ta zbatoj në organizatën time?

​Burimi: Aftësitë e suksesit profesional – Ellen Burts-Cooper, Botimet Jarir.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit