Pendimi nga ilmul-kelami

Më të lexuarat

“Unë kam hyrë në detin e thellë e të trazuar, kam lënë pas njerëzit e Islamit dhe dijet e tyre, dhe jam futur në atë nga e cila më kishin ndaluar. Tani, nëse Zoti im nuk më përfshin me mëshirën e Tij, atëherë mjerë për ibën Xhuvejnin!”

Pendimet dhe rrëfimet e sinqerta të dijetarëve janë ndër gjërat më prekëse që mund të lexohen.

Lexoje me kujdes këtë fjalë të Imam el-Haramejn Ebu el-Meali el-Xhuvejni: “…dhe jam futur në atë nga e cila më kishin ndaluar.” Këtu ai pranon se ishte këshilluar dhe paralajmëruar, por kureshtja e tij intelektuale, vetëbesimi i madh dhe mbështetja e tepruar në fuqinë e arsyes e shtynë të ndiqte një rrugë tjetër, edhe pse argumenti i ishte bërë i qartë. Kjo fjali më drithëron sa herë e lexoj.

I them vetes dhe kujtdo që e dua:

Dijetarët nuk të ndaluan nga urrejtja, smira apo padituria. Ata të këshilluan, por ti nuk e pranove këshillën. E nënvlerësove fjalën e tyre, ndërsa sot përballesh me zhgënjimet e tua dhe me kufijtë e mendjes e të dijes sate. Atëherë fillon të dëshirosh besimin e thjeshtë e të pastër të njerëzve të zakonshëm, duke e humbur interesin për të gjitha ato akrobaci intelektuale që dikur të dukeshin madhështore.
Dr. Halid Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit