10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbyllja e Librarisë në Çarshi – Hoxhë Bekir Halimi reagon ndaj shkrimit të AntiIslamistit Blerim Latifi

Më të lexuarat

Shqiptarët fetarë në Maqedoni mbajnë disa librari edhe brenda tyre ka llojlloj librash, për të treguar se ata kanë investuar dhe investojnë vazhdimisht për të frymëzuar të riun shqiptarë që të lexojë dhe të shkollohet.
Edhe pse libraria vepron në bazë të interesit ekonomik, ata i kanë mbajtur me vite hapur dhe vazhdojnë ti mbajnë hapur, duke e lënë pas dore interesin ekonomik dhe duke u flijuar për të afruar librin te lexuesi shqiptar.
Shkaku kryesore që libri sot ka problemet e mbijetesës nuk është mendësia orientale apo oksidentale por digjitalizimi, rrjetet sociale, padrejtësia institucionale karshi librit shqip edhe gjatë botimit edhe gjatë shitjes, mos motivimi për lexim nga familja, shkolla dhe mediat, etj.
Është për keqardhje të madhe kur dështimit të një projekti ekonomik, me materijal bazë shitës librin, disa individ të theksuar islamofob duan ti japin ngjyra ideologjike!
Shtëpitë botuese shqiptare në Maqedoni, organizatat studentore dhe shoqatat humanitare japin një mund goxha të madh për të nxitur rininë shqiptare të shkollohen, të lexojnë dhe të zhvillohen në aspektin akademik, edhe krejt ne që jetojmë në këtë vend e dëshmojmë një gjë të tillë.
Nuk është korrekte e as fisnike që mikëpritjen që ja ofron Shkupi secilit shqiptarë, përfshi edhe protagonistët e këtyre akuzave, tua kthejnë me akuza dhe ofendime, sidomos pa e njohur mirë temën dhe problematikën, për të cilën i akuzon!
Dija, libri dhe leximi do mbeten vazhdimisht në fokusin e krejt qarqeve akademike shqiptare, duke filluar nga hoxhallarët, intelektualët edhe pjesa tjetër e shoqërisë.
Hoxhallarët dhe intelektualët shqiptarë fetarë janë ata që i mbushin hollet e sallave ku mbahet panairi i librit dhe i mbushin krahët me libra sidomos nga zhanri i fiozofisë, historisë, letërsisë, psikologjisë, sociologjisë, politikës, etj. Kjo sepse musliman i mirë bëhet ai që futet në fe nga dera e leximit (ikres), e jo nga dera e adhurimit injorant. Andaj islami si fe dhe muslimanët si shoqëri, ishin inovatorët në shumë lëmi shkencore dhe prijësit e zhvillimit shkencorë, e cila ishte dhe ngeli pikënisja e zhvillimit shkencorë në evropē dhe botë. Lexo Sigrid Hunken në librin “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndim” do e shohësh mrekulli të këtij zhvillimi shkencorë.

  • Bekir Halimi

 

Shkrimi i Blerim Latifit

 

Kur e lexova lajmin për mbylljen e librarisë “Nobel” në Shkup, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte thënia e Brodsky-t se ka krime më të këqija se djegia e librave, e njëri prej tyre është kur nuk lexohen ato.
Ishte një befasi e këndshme për mua kur e vizitova këtë librari, disa disa javë më parë, pas ftesës së pronarit të saj, Latif Mustafa. Latifi ka studiuar filozofi tek ne në Departamentin e Filozofisë dhe më erdhi shumë mirë kur, pas shumë vitesh, e pashë se pasioni i tij për botën e librit ishte po aq i madh, sa në kohën kur ishte student. Dhe kjo më se miri shihej në librarinë e tij. Mënyra se si libraria ishte organizuar, sistematizimi plot shije i librave, vetë përzgjedhja e titujve, flisninin qartë për dashurinë dhe vizionin e Latifit për botën e librit. Brenda librarisë së tij të krijohej ndjenja se kishe hyrë në një librari të Parisit apo të Londrës. Por, gjithë kohën sa po e shijoja atë kënaqësi intelektuale brenda saj, nuk më hiqej nga mendja një parandjenjë e keqe se kjo librari do ta kishte të vështirë të mbijetonte gjatë.
Prej nga më vinte ajo parandjenjë?
Pikë së pari nga rrethina brenda të cilës ndodhej libraria. Një rrethinë e dominuar nga një mentalitet esencialisht oriental. Libraria “Nobel” i ngjante një luleje të bukur që është e dënuar të thahet shpejt, ngase është mbjellur në një tokë të papërshtatshme për të. Ajo u mbyll, sepse lexuesi i saj në Maqedoninë Veriore nuk ekziston. Fjala është për lexuesin shqiptar të literaturës shqipe dhe asaj perëndimore.
Po pse nuk ekziston ky lexues?
Sepse është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz. Diçka që u kishte ndodhur shumë dekada më herët bashkëatdhetarëve të tyre të besimit ortodoks. Latifi me librarinë e tij donte të ecte në drejtimin e kundërt të kësaj rryme të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë, por duke qenë i vetëm në këtë ecje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me përpjekjen e tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit