10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

I riu nga Shkupi i jep përgjigje të fortë profesorit Blerim Latifi – Rilind Dauti

Më të lexuarat

Enver Hoxha dhe budallenjtë tjerë komunistë e kanë lënë shtetin shqiptar aq mbrapa ekonomikisht saqë edhe shqiptarët e shtypur në ish-Jugosllavi i kishin punët më mirë ekonomikisht se ata në Shqipërinë komuniste!

Kjo zgjati edhe pas rënies së komunizmit kur edhe shqiptarët e diskriminuar në Maqedoni i kishin punët më mirë ekonomikisht se ata në Republikën e Shqipërisë, kështu që viteve 1990 kishte shumë prej këtyre të fundit që vinin si gasterbajterë te shqiptarët në Maqedoni! Madje thuhet se sot e kësaj dite ka punëtorë nga R. e Shqipërisë që vinë në Maqedoni të Veriut për punë.

Dmth. shqiptarët në Republikën e Shqipërisë dhe ata në Kosovë nuk kanë të ardhura më të mëdha se ata në Maqedoni të Veriut ashtu që mungesa e të hollave ta shpjegojë faktin përse shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë dukshëm më pak të dhënë pas librave.

Në Republikën e Shqipërisë, dhe në një masë më të vogël edhe në Kosovë, madje ke edhe reklama televizive për libra! Që do të thotë se atje libri është biznes me të vërtetë profitabil, për dallim nga Maqedonia e Veriut ku shtëpitë botuese në shqip gati se asnjëherë s’do të mund të botonin belletristikë pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

E pra, përse shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë shumë më pak të interesuar për libra se ata të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës?

-Mund të ketë shumë arsye por “kultura arabe” që gjendeshka te shqiptarët në RMV nuk e shpjegon këtë sepse pikërisht te arabët janë paraqitur tregimet më të bukura për Lejlën dhe Mexhnunin, Sinbadin, “1001 netë”, madje dhe një novelë të shkruar në mesjetë i zhanrit fantastiko-shkencor për një alien që e ka vizituar Tokën! E mos të flasim për përkthimet e librave të Greqisë së Lashtë, dhe librat shkencorë origjinalë të shkruar nga shkencëtarët arabë, të bëra në mesjetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit