16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosova e para në rajon për përdorimin e energjisë diellore për ngrohje qendrore

Më të lexuarat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar sot projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore me energji diellore”, i cili e bën Kosovën vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që shfrytëzon energjinë diellore për ngrohje qendrore.

Projekti kap vlerën mbi 80 milionë euro dhe përfshin dy grante nga Qeveria Gjermane dhe BE në vlerë prej 31.6 dhe 21.5 milionë euro respektivisht, për t’u implementuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim-KfW. Ndërsa pjesa tjetër e projektit financohet nga një kredi e butë nga BERZh-i në vlerë prej 23.2 milionë.

Projekti i Ngrohjes Qendrore parasheh ndërtimin e një impianti diellor, i cili shfrytëzon energjinë e diellit për ngrohje qendrore, e poashtu shton kapacitetin e ngrohjes përmes zgjerimit të rrjetit edhe për 50 MW të tjerë. Kjo teknologji inovative mundëson mbledhjen e energjisë diellore gjatë verës, ruajtjen e saj, e më pas përdorimin e energjisë së ruajtur për ngrohje qendrore gjatë dimrit.

“Këto kapacitete të reja do të sigurojnë qasje në sistemin e ngrohjes qendrore për rreth 38 mijë qytetarë, gjë që do të zëvendësojë sistemet individuale të ngrohjes, e në të njejtën kohë do të trajtojë edhe problemin kronik të ndotjes së ajrit në Prishtinë” u shpreh Ministri Murati.

“Tranzicioni i gjelbër i Kosovës është qëllimi ynë i përbashkët. Impianti i ri diellor është investimi më i fundit i BE-së në këtë drejtim, por jo i vetmi. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen në tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës edhe përmes një projekti tjetër të energjisë diellore prej 100 MW me KEK”, u shpreh ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Gjermania ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt tranzicionit nga qymyri në energji të qëndrueshme, dhe dekarbonizimin në përputhje me objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Solar4Kosovo, bazohet në këtë trashëgimi të përbashkët të bashkëpunimit tonë me institucionet kosovare, BE-në dhe donatorët e tjerë, andaj edhe jemi krenarë që bashkërisht kemi mundësuar një projekt të tillë pioner”, tha zëvendës Ambasadori gjerman në Kosovë, Mathias Conrad.

“Falë këtij projekti, shumë familje në Prishtinë do të ndalojnë djegien e qymyrit dhe drurit për të ngrohur shtëpitë e tyre, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e ajrit dhe do të reduktojë emetimet e CO2. Por kjo nxehtësi e re do të jetë gjithashtu “e gjelbër”. Jam shumë krenare që jam këtu sot dhe kam nënshkruar këtë projekt me partnerët tanë. Një tjetër investim i madh në Prishtinë në kuadër të Programit të Qyteteve të Gjelbërta të BERZH-it”, u shpreh Charlotte Ruhe, Drejtoreshë Menaxhuese e BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Së fundmi, në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri Murati falënderoi Qeverinë Gjermane, Bashkimin Evropian, si dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për përkrahjen e këtij projekti.

Projekti paraqet investimin më të madh të energjisë diellore në sektorin e ngrohjes qendrore në rajon dhe një nga impiantet diellore më të mëdha në Evropë. Si i tillë, projekti shënon një moment historik në rrugën e Kosovës drejt një sistemi energjie të dekarbonizuar e në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

/Motilokal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit