6.9 C
Pristina
Monday, December 5, 2022

Kamata (pj.10) Domozdoshmëria e zgjidhjes Islame

Më të lexuarat

Domozdoshmëria e zgjidhjes Islame

Në bazë të asaj që përmendëm më lart nxjerrim si konkluzion se arabët nuk kishin të bënin me borxhet e marra për qëllime konsumi për shkak të vetë natyrës të shkretëtirës,mangësitë e prodhimit buqësor dhe të bazuarit në aktivitetin sezonal të tregëtisë,ashtu siç ishin të njohur edhe për kreditimin e aktiviteteve tregëtare.Ky lloj kreditimi nuk bëhej për qëllime konsumi por për financimine aktiviteteve prodhuese dhe tregëtare,e kështu mund të themi se arabët para dhe gjatë dërgimit të të dërguarit dinin të praktikonin kreditimin e aktivitetit prodhues.

Prekëm gjithashtu se feja Islame nuk është feja e vetme e cila ndalon sëmundjen e kamatës e cila prek të gjithë shoqërinë dhe rrënjet e saj dhe burgos individët tek burgjet e kreditorëve,madje legjistacionet fetare të mëparshme e kanë përçmuar dhe kanë ndaluar atë,siç e luftuan me shumë forcë edhe filozofët e shoqërive të vjetra greke dhe romake.

Vumë re se ndalimi i kamatës së shtesës dhe të vonesës sistemon çështjen e tregëtisë së tanishme dhe përcakton kufijtë e sigurisë midis tregëtarëve,ashtu siç veprojnë paratë gjatë transaksioneve dhe përhap tregëtinë midis njerëzëve.Gjithashtu realizohet zhvillimi ekonomik dhe shoqëror,dhe prizmi i Islamit ka përfishirë interesat e kreditorit dhe debitorit,çështjet e të gjithë shoqërisë mbarë shoqërisë sepse dëmet e kamatës nuk kufizohen vetëm tek ai që e konsumon atë por edhe atij që i jipet,duke ndikuar kështu tek të gjitha fushat e aktivitet ekonomik,shoqeror dhe politikave monetare të shtetit.

Nuk kanë qënë të pakta shtetet të cilat kamata i ka rënduar me borxhetë jashtëme të papërballueshme duke i joshur ata,e më pas falimentimi i tyre i bëri të pafuqishëm për tu përballur me armikun duke sjellë siguruar kështu shkaqet e humbjes.

Mes dijetarëve ka pasur mendime të ndryshme rreth përcaktimit të formave të kamatës së ndaluar,madje edhe midis atyre që ishin bashkëkohas të të dërguarit të Allahut a.s.transmetohet nga Umeri r.a se ka thënë:“Pasha Alalhun ne nuk e dimë mbase ju urdhërojmë me gjëra që nuk bëjnë për ju,e mbase ju ndalojmë nga gjëra që bëjnë për ju.Ajetet e fundit që zbritën nga Kurani famëlartë ishin ato të kamatës.I dërguari i Allahut a.s vdiq para se të na e bënte të qartë atë,atëherë lini të dyshimtën,e merrni të padyshimtën“.Thotë përsëri:”Do të doja që i dërguari i Allahut a.s të mos jepte shpirt deri sa të sqaronte deri në fund:Gjyshin(pjesen e trashëgimisë),kelalen dhe kamatën“fjalë e cila tregon se sa larg kishin shkuar mendimet e ndryshme rreth kuptimit të disa prej llojeve të kamatës.

Pushtimi i huaj na instoloi disa banka të cilat në origjinë i kishin themeluar çifutët,të cilat ngriheshin mbi bazën e praktikimit të kamatës.Njerëzit iu dorëzun të keqes së këtyre bankave me hir dhe pahir,por ata nuk  e dinin se ç’farë fshihnin ato prej planeve të rrezikshme të cilat lidheshin me gjëndjen ekonomike dhe shoqërore të muslimanëve dhe se ato përfaqësonin një rrezik i cili kërcënonte strukturën e tyre,parimet dhe përsonalitetin e atyre vendeve.Nuk ka dyshim se fajdet që marrin bankat janë kamata dora vetë dhe muslimanët duke pasur marrëdhënie me institucione të tilla kanë luftuar Allahun xh.sh dhe të dërguarin e tij a.s.Unioni i Kërkimeve Islamike në Kajro ka vendosur se interesi i marrë nga kreditë e të gjitha llojeve është i ndalur,pa bërë dallim midis kredive të ashtuquajtura për konsum dhe kredive që merren për aktivitet prodhues sepse tekstet e Kuranit dhe suneti në totalin e tyre janë të prera në ndalimin e të dy llojeve dhe kanë vendosur gjithashut se kamata e pakët apo shumtë qoftë është e ndaluar,e këtë nuk mund ta konvertojë në të lejuar nevoja dhe as domozdoshmëria.

Islami i ka dhënë hapësirë kapitalit që të shfrytëzohet në tregëti me afat të gjatë ashtu siç ka lejuar(Mudareben)përzierjen e tij me punën duke ndarë me të fitimet dhe humbjet.Prej këtu legjistacioni evropian gjatë zhvillimit të tij mori idenë e ngritjes së shoqërive aksionere të cilat ishin fara e zhvillimit mbi te cilat ngriheshin bazat e prodhimit dhe transaksioneve në ekonominë bashkohore.Siç duket,e ndaluara është e qartë dhe e lejuara është gjithashtu e qartë,e nuk do të ketë shpëtim vetëm nëse mësojmë prej thënies së Allahut xh.sh: “e nëse pendoheni atëhërë juve ju përket vetëm kapitali juaj,kështu nuk bëni dhe nuk ju bëhet padrejtësi” (El-bekare 279) e kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet bankave Islame.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit