Dija nuk ka moshë: Përulësia e kolosëve të Islamit

Më të lexuarat

​Transmetohet në dy Sahihët (Buhariu dhe Muslimi) nga Ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – se ka thënë:
Unë u lexoja (u mësoja Kuranin) disa burrave prej Muhaxhirëve, e ndër ta ishte edhe Abdurrahman bin Aufi.’

✍ ​Imam Ibn el-Xheuzi në librin e tij ‘Keshf el-Mushkil’ (Shpjegimi i Çështjeve të Ndërlikuara) thotë:

Në këtë hadith ka një parim se dija duhet marrë nga njerëzit e saj (ekspertët), qoftë edhe nëse ata janë të rinj në moshë, apo zotërojnë një status e pozitë më të ulët (në shoqëri).

​Hakim bin Hizami (i cili ishte një nga burrat e moshuar të Kurejshëve) ulej dhe mësonte Kuran nga Muadh bin Xhebeli (i cili ishte një i ri nga Ensarët). Dikush i tha Hakimit: “Ti po ulesh e po mëson nga ky djalosh Hazrexhij?!” Ai u përgjigj: “Ajo që na shkatërroi ne (në kohën e xhahilijetit) ishte pikërisht mendjemadhësia!”

📚 El-Adab esh-Shar’ijeh” (2 / 110-111):
Hoxhë Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit