8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gabime që bëjnë disa që marrin përsipër shpërndarjen e zeqatit?

Më të lexuarat

Një njeri i varfër e merr zegatin nga shoku i tij i pasur duke i thënë se do ta shpërndaje, pastaj e merr për vete, a lejohet kjo vepër?

Përgjigje: Këtë e ka haram dhe kjo bie ndesh me emanetin, sepse pronari i zeqatit ia jep në mënyrë që ky të jetë zëvendës i tij në dhënien e zeqatit e ky e merr për vete. Dijetarët kanë treguar se zëvendësi nuk ka te drejtë për zgjedhje lidhur me atë që është lënë si zëvendës. Duke u bazuar në këtë themi se ky person duhet ta sqarojë pronarin e zeqatit se atë që e ka marrë më herët, e ka marrë për vete.

Nëse ia ben hallall, mirë.
Por nëse nuk ia bën hallall, atëherë ky e ka për detyrim garancinë d.m.th., të garantojë që pasurinë që e ka marrë për vete, do ta japë si zeqat në emër të pronarit. Me këtë rast dua të tërheq vërejtjen për nje çështje, të cilën e bëjnë disa të paditur, ajo është: Të jetë një njeri i varfër dhe që e merr zeqatin, pastaj pasurohet.
Mirëpo, njerëzit vazhdojnë t’i japin zeqat duke menduar se është ende fukara, ky sërish e pranon atë zeqat. Pra, paska njerëz që e marrin atë dhe ushqehen me te, thonë. Unë nuk kërkova gjë, kjo është rizk që ma solli All-llahu, subhanehu ue teala.

Por kjo është haram, sepse kë e pasuron All-llahu e ka të ndaluar të marri diçka nga zeqati.
Po ashtu ka prej njerëzve që e marrin zeqatin dhe ia japin dikujt tjetër, pa e porositur për këtë pronari i zeqatit. Kjo po ashtu është e ndaluar dhe nuk i lejohet të bëjë një vepër të tillë edhe pse kjo është më e lehtë sesa vepra e të parit. Pra, e ka të ndaluar ta bëjë atë gjë dhe e ka për detyrim garantimin e zeqatit ne emër të pronarit, nëse ai nuk ia ka lejuar atë vepër (te shpërndajë zeqatin pa e porositur pronari).

/Ibn Uthejmini – ” Kushtet e gesë” /

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit