15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Erdogan: Referendumi i administratës rajonale kurde të Irakut është tradhti ndaj Turqisë

Më të lexuarat

“Në qoftë se organizata separatiste terroriste PKK kremton aty ende pa u hapur kutitë e votimi, atëherë aty nuk ka as pafajësi e as legjitimitet”, bëri të ditur Presidenti Erdoan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi i mbajtur dje nga administrata rajonale kurde e Irakut është tradhti ndaj Turqisë.

“Në qoftë se organizata separatiste terroriste PKK kremton aty ende pa u hapur kutitë e votimi, atëherë aty nuk ka as pafajësi e as legjitimitet”, bëri të ditur Presidenti Erdoan.

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes së viti të ri akademik për periudhën 2017-2018 të mbajtur në Ankara, Presidenti Erdoan tha se Turqia deri në minutën e fundit nuk besoi se lideri i administratës rajonale kurde të Irakut, Mesud Barzani, do të bëjë një gabim të tillë.

“Kemi gabuar. Ky vendim i marr në një periudhë më të mirë të historisë së marrëdhënieve tona është tradhti”, tha Erdoan.

Duke e bërë të ditur se administrata rajonale kurde e Irakut, krahas të gjitha paralajmërimeve, kundërshtimeve insistoi në mbajtjen e referendumit, Presidenti Erdoan tha se “Ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë, përveç Izraelit, nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli”, theksoi kreu i shtetit turk.

Erdoan tha se aktualisht mbi tryezë ndodhen të gjitha mundësitë që nga sanksionet ekonomike e deri tek ato ushtarake. Në kohën kur të zbatohen sanksionet si mbyllja e rubinetave të naftës, ndalimi i kalimit të maunave, administrata rajonale kurde e Irakut nuk do të mund të gjejë ushqim. Atëherë të shohim se nga dhe si do t’ju ndihmoj Izraeli? Le të urdhërojnë dhe le të dërgojnë. Valëvitja e flamujve të Izraelit atje nuk mund t’ju shpëtoj, këtë ta dini”.

Presidenti shtoi se deklaratat në lidhje me pjesëmarrje në referendumin e jashtëligjshëm, organizimi i të cilit nuk dihet se si dhe në çfarë kushte është organizuar, janë të dyshimta, ndërsa rikujtoi se në zonat e banuara me shumicë turkmene dhe arabe u jetuan çdo lloj aktesh të jashtëligjshme si shkatërrimi i regjistrave civile dhe dëbimi i tyre me dhunë nga shtëpitë e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit