18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Interesimi për autoblindën vendore turke rritet çdo ditë e më shumë

Më të lexuarat

Kompania “Nurol Makina ve Sanayi” që është njëra prej prodhuesve të rëndësishme e industrisë së mbrojtjes turke, përgatitet për eksportin e autoblindës taktike me rrota të tipit “Ejder Yalçin 4×4” në Tunizi…

Interesimi për autoblindën “Ejder Yalçin” të prodhuar me mundësitë vendore, vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Kompania “Nurol Makina ve Sanayi” që është njëra prej prodhuesve të rëndësishme e industrisë së mbrojtjes turke, përgatitet për eksportin e autoblindës taktike me rrota të tipit “Ejder Yalçin 4×4” në Tunizi.

Kjo autoblindë e prodhuar për ti plotësuar nevojat e lëvizjes së njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë në çdo lloj terreni duke filluar prej vendbanimeve e deri në zonat rurale, ka hyrë në përdorim në vitin 2014.

Ndërkohë që në vitin 2016 u dorëzuan porositë e modelit të ripërtërirë “Ejder Yalçin II” në vitin e njëjtë u përfundua edhe prodhimi i versionit “Ejder Yalçin III”.

Gjatë kësaj periudhe u shtua edhe numri i këtyre autoblindave në sigurinë e brendshme, ndërsa u rrit edhe interesimi jashtë vendit. Blerësi i parë i këtyre autoblindave që arritën sukses në eksport është Tunizia.

Kompania, e cila nuk mjaftohet vetëm me porosi të brendshme, bënë përpjekje intensive që Tunizisë ti shtohen edhe vende tjera për eksport.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve autoblinda “Ejder Yalçin”, e cila kalon nëpër testime të vështira jashtë vendit, në të njëjtën kohë garon edhe me konkurrentë të fortë.

Kjo autoblindë aktualisht ndodhet në rendin e ditës të 10 vendeve të botës, të cilat dëshirojnë të plotësojnë nevojën e tyre për këto lloj makinash. Aktualisht autoblinda është duke kaluar nëpër teste në tre vende të ndryshme të botës. “Ejder Yalçin” është duke u testuar në kushte të shkretëtirës në rërë dhe temperatura të larta, në terrene të vështira, moçale, zona shkëmbore dhe në terrene malore.

Pritet që autoblinda “Ejder Yalçin” deri në fund të vitit të eksportohet edhe në disa vende të tjera.

Deri më sot forcave turke të sigurisë u janë dorëzuar në pranim afërsisht 400 autoblinda, ndërsa jashtë vendit janë eksportuar rreth 50 të tilla. Parashikohet që porositë që do të vijnë deri në fund të vitit krahas prodhimit aktual të dalin mbi 100 autoblinda.

Autoblinda “Ejder Yalçin” që është dizajni origjinal i kompanisë “Nurol Makina”, me nivelin e lartë të mbrojtjes është efikase në çdo lloj terreni.

Me kapacitet të lartë të ngarkesës së dobishme dhe në saje të software-it origjinal të kontrollit të makinës, makina mund të konfigurohet në versione të ndryshme dhe në saje të kësaj mund të përshtatet me aplikacione të ndryshme.

Autoblinda “Ejder Yalçin 4×4” ofron mundësi të posaçme sipas nevojës së operacioneve të përdoruesit si makinë për vëzhgimin e kufirit, makinë e zbulimit, makinë taktike për bartjen/lëshimin e raketave, makinë komanduese, makinë e mbrojtjes ajrore, makinë luftarake, transportues i personelit, makinë për zbulime kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare, makinë për zbulimin/shkatërrimin e minave/mjeteve shpërthyese artizanale dhe si autoambulancë e blinduar.

Autoblinda në fjalë ofron mbrojtje të lartë ndaj kërcënimeve balistike, shpërthimit të minave, mjeteve shpërthyese artizanale dhe shpërthimeve anësore.

Gjatë shërbimit në forcat e sigurisë autoblinda “Ejder Yalçin” me performancën e treguar në terren ndaj mjeteve shpërthyese artizanale ka treguar besueshmërinë e saj ndaj këtyre kërcënimeve.

Autoblinda, e cila në vartësi nga qëllimi i përdorimit transporton 11 persona, peshon 14 ton. “Ejder Yalçin” në vartësi nga konfigurimi i tij mund të bartë 4 tonë të ngarkesës së dobishme.

Kjo makinë, në të cilën lehtësisht mund të integrohen lloje të ndryshme të armatimit, është efikase në temperaturat -32°C dhe +55°C.

Autoblinda “Ejder Yalçin”, e cila mund të përshkoj 700km rrugë, zhvillon shpejtësi maksimale prej 120km/h.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit