1. Cesare Borgia (Cezare Borxhia):
“Gjatë gjithë jetës sime jam përgatitur për çdo gjë, përveç vdekjes. Tani po vdes dhe nuk jam i përgatitur për të.”
2. Thomas Hobbes (Tomas Hobs), filozof politik:
“Jam në prag të një kërcimi në errësirë. Po ta kisha të gjithë botën në këtë çast, do ta jepja për të blerë edhe një ditë të vetme jetë.”
3. Thomas Paine (Tomas Pejn), shkrimtar i njohur për qëndrimet e tij skeptike ndaj fesë:
“Ju lutem, mos më lini vetëm! O Zoti im, çfarë kam bërë që ta meritoj këtë? Po të ishte e gjithë bota e imja, madje edhe një botë tjetër po aq e madhe, do ta jepja për t’u shpëtuar këtij dënimi. Mos më lini vetëm! Edhe sikur të lini me mua vetëm një fëmijë. Unë jam në buzë të Xhehenemit. Kam qenë shërbëtor i shejtanit.”
4. Sir Thomas Scott, këshilltar anglez:
“Deri para pak çastesh nuk besoja se ekzistonin Zoti apo zjarri i Xhehenemit. Por tani e ndiej se të dyja janë realitet. Tashmë jam në prag të ndëshkimit dhe kjo është drejtësia e gjykimit hyjnor.”
5. Volteri (Voltaire):
Duke iu drejtuar mjekut të tij, thuhet se ka thënë:
“Zoti dhe njerëzit më kanë braktisur. Do të të jap gjysmën e pasurisë sime nëse më mban gjallë edhe gjashtë muaj. Unë po vdes dhe po shkoj në Xhehenem!”
6. Infermierja e Volterit:
“Edhe sikur të më jepeshin të gjitha pasuritë e Evropës, nuk do të doja të shihja më një ateist që vuante si ai. Ai bërtiste gjatë gjithë natës duke kërkuar falje.”
7. David Hume (Dejvid Hjum), historian skocez:
Për të thuhet se ata që ishin pranë tij në çastet e fundit e dëgjuan të bërtiste:
“Flakët po më djegin!”
Thuhet se ishte i dëshpëruar dhe i pashpresë në një mënyrë që ngjallte mëshirë.
8. Napoleon Bonaparti:
“Ja ku po vdes para kohe dhe po kthehem në barkun e tokës, ndonëse isha perandori më i madh. Sa e madhe është dallesa mes humnerës ku po bie dhe Xhenetit të përjetshëm!”
9. Sir Francis Newport, për të cilin thuhet se ishte kryetar i një shoqate ateiste britanike:
“Mos më thoni se nuk ka Zot, sepse tani jam në praninë e Tij. Mos më thoni se nuk ka Xhehenem, sepse ndiej sikur po rrëshqas në të. Mjaft me fjalët tuaja! Unë tashmë jam i humbur. Ky është zjarri për të cilin, edhe sikur të kisha jetuar një mijë vjet, do ta kisha mohuar. Edhe sikur të kalonin miliona vjet, nuk do të shpëtoja nga dënimi i tij. Ah! Ah! Është zjarri!”
10. Mbreti Sharli IX i Francës (Charles IX):
I cili urdhëroi masakrën e mijëra protestantëve në Francë në vitin 1572, thuhet se u tha mjekëve të tij:
“Po i shoh para meje ata që i kam vrarë. Plagët e tyre ende rrjedhin gjak dhe ata po më tregojnë me gisht. E shoh fundin tim. Kam gabuar dhe jam i dënuar përgjithmonë.”
