2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

E prisha agjërimin për shkak të temperaturës, a kam gjynah?

Më të lexuarat

بسم الله الرحمن الرحيم

Pyetje: Jam një agjëruese e rregullt dhe sot gjatë ditës me hipi temperature 39.5 dhe fillova të rëndohem në trup aq sa po e shikoja të vështirë agjërimin dhe e prisha. A kam bërë gjynah, sepse më thanë që ke bërë gjynah dhe duhet ta shpaguash duke agjëruar 60 ditë më pas?

Përgjigje: Kur gjendja e agjëruesit rëndohet për shkak të ndonjë sëmundjeje që ka, apo që mund t’i shfaqet papritur, i lejohet ta prishë agjërimin. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “E kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar). Allahu dëshiron për ju lehtësimin dhe nuk dëshiron për ju vështirësimin.” (Surja el-Bekare: 183) Gjithashtu Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Vërtet Allahu dëshiron të pranoni lehtësimet që ju jep ashtu sikur urren që të shkoni pas gjynahut.” (Transmetuan Ahmedi nr. 5873 dhe Ibn Huzejme nr. 950) Pra nuk ka bërë gjynah, por ka vepruar me lehtësimin që ka përmendur Allahu në Kuran dhe Profeti (alejhissalatu uesselam) në hadith. Por edhe në rastin e prishjes së ditës së agjërimit pa arsye ai ka borxh ta agjërojë atë ditë më pas (kaza) dhe nuk agjëron 60 ditë të tjera plus. Agjërimi kaza duke e shpaguar me 60 ditë të tjera agjërim është vetëm për atë që e ka prishur agjërimin duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë ditës.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit