13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Cili është kuptimi i tejkalimit të cakut në dua dhe çfarë dëmi ka kjo nëse ekziston?

Më të lexuarat

Cili është kuptimi i tejkalimit të cakut në dua dhe çfarë dëmi ka kjo nëse ekziston?
                                                                                             Përgjigje: Falënderimi është për Allahun, lavdërimi, shpëtimi e paqja e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed.

Duaja është një nga format më të mira dhe madhështore të adhurimit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Duaja është adhurim”, pastaj lexoi: {Zoti juaj ka thënë: Mu lutni Mua t’ju përgjigjem. Ata të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit Tim do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar} [hadith i saktë].
Por duaja ka etikën e saj dhe disa rregulla, prej të cilave është moskalimi i cakut në dua, që do të thotë: të mos tejkalohen kufinjtë e vendosura prej Allahut gjatë bërjes së duasë. Ibnul Kajimi ka thënë: “Çdo lutje që kundërshton Urtësinë e Allahut, apo përmban të kundërtën e fesë dhe çështjes së Tij, apo përmban të kundërtën e asaj me të cilën ka lajmëruar, ajo është tejkalim që Allahu nuk e do atë dhe atë që lutet” [Bedaiu el feuaid].
Në hadithin e saktë përcillet se Abdullah ibnu Mugaffel dëgjoi djalin e tij që po thoshte: “O Allah, të kërkoj kështjellën e bardhë në të djathtë të Xhenetit nëse hyj në të”. I tha: “Djalosh! Kërkoji Allahut Xhenetin dhe kërko mbrojte tek Ai prej zjarrit, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të ketë në ummetin tim njerëz që e tejkalojnë cakun në pastrim dhe dua”.
Ky tejkalim i cakut në dua shfaqet në forma të ndryshme, herë shfaqet në mënyrën e kryerjes së duasë e herë tjetër në shprehjet e fjalët e përdorura, prej tyre: ta lusë Allahun e Lartësuar për atë që nuk lejohet fetarisht, siç është: bërja e gjynaheve, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, ose të kërkojë që Zoti ta shkatërrojë filanin apo pasurinë e tij në mënyrë të padrejtë, etj. Ose të kërkojë diçka që është në kundërshtim me ligjet fizike që Allahu ka vendosur në jetën e kësaj bote, si psh: të kërkojë që të jetë i pavdekshëm. Disa dijetarë kanë futur në këtë tejkalim ngritjen e zërit atëherë kur nuk ngrihet zëri në dua, si psh: në sexhde, mes dy sexhdeve, në fund të etehijatit, etj. Allahu i Lartësuar thotë: {Lutjuni Zotit tuaj të përulur dhe me zë të ulët. Ai nuk i do ata që e tejkalojnë cakun}. Nga format më të rrezikshme që janë pjesë e tejkalimit te kufinjve në dua është që ajo të përmbajë shirk.
Shejhul Islam ibnu Tejmije ka thënë: “Kalimi i kufinjve në dua ndonjëherë bëhet duke kërkuar atë që nuk i lejohet ta kërkojë siç është ndihma për të arritur të ndaluarat, ndonjëherë duke kërkuar atë që Allahu nuk e bën, si psh: të kërkojë të jetë i pavdekshëm deri në Ditën e Kijametit, apo të kërkojë t’ia heqë ato gjëra që njerëzit i kanë të domosdoshme si ngrënia e pirja, apo të kërkojë që t’ia shfaqë të fshehtën, apo ta bëjë të pagabueshëm, apo t’i japë fëmijë pa patur grua, e të tjera si këto lutja për të cilat është tejkalim që Allahu nuk e do” [Mexhmuu el fetaua].                                                                                                                                                                                                                                                                          telegram.me/Dobifikh                                                                                                                                                                                                                                                             

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit