34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

CILAVE GJËRA DUHET T’U SHMANGEMI KUR NDËRTOJMË SHTËPI?

Më të lexuarat

PYETJE:
Pasiqë me ndihmën e Allahut kemi nijet të ndërtojmë shtëpi, ju lutemi na udhëzoni krejt çka duhet të bëjmë në lidhje me këtë, në mënyrë që puna jonë të kryhet në përputhje me rregullat islame?
Ju falënderojmë paraprakisht!
PËRGJIGJE:
Nuk ka ndonjë procedurë fetare të veçantë të cilës duhet përmbajtur me rastin e ndërtimit të shtëpisë. Zakonisht, si çdo vepër të mirë, ndërtimi duhet të fillojë me Bismilah, duke ju lutur Allahut që të ndihmojë që ndërtimi të përfundojë me të mirë dhe që shtëpia të përdoret për qëllime të mira të dashura për Allahun, që të na jepe bekim dhe bereqet.
Gjithashtu, është e rëndësishme që gjatë ndërtimit mos të konsumohet alkooli as gjëra tjera që Allahu i ka ndaluar (haram). Këtë duhet kushtëzuar punëtorëve që punojnë në ndërtimin e shtëpisë.
Disa e kanë zakon të therin kurban në themel, por kjo nuk është e përcaktuar në burimet e Islamit, andaj në këtë kuptim ne nuk mund ta rekomandojmë posaçërisht, ndërsa si zakon këtë mund ta zbatojë dikush nëse dëshiron.

Në pyetje u përgjigj: Myftiu Prof. Dr. Enes Levakoviq
Fetva-i-Emin i Këshillit të Myftive të Bashkësisë Islame
Përshtati: Miftar Ajdini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit