12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çfarë i bën punonjësit besnikë

Më të lexuarat

Ka shumë arsye se pse njerëzit përfundojnë duke i lënë punët e tyre. Për disa, arsyeja është pak debat me shefin. Të tjerë fitojnë llotarinë, gjejnë një punë më të mirë, ose largohen pasi bashkëshorti transferohet në një vend tjetër.

Por, një vëzhgim i fundit, pas 15 viteve kërkime lidhur me kënaqësinë në punë të punonjësve, tregon se punëdhënësit do të bënin më shumë për të mbajtur punonjësit, nëse ata përqendrohen më pak në arsyet që i nxisin njerëzit të ikin dhe më shumë në arsyet që i bëjnë ata të qëndrojnë.

Ekspertët thonë se drejtuesit duhet ta kuptojnë që njerëzit po i lënë vendet e tyre të punës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me të qenit i pakënaqur. Por, duke u përqendruar për të ngritur një rrjet social, që i bën njerëzit të ndihen pjesë e saj, mund t’i ndalojë ata të largohen dhe t’i shpëtojë para kompanisë. “Shumica e kompanive duhet të mendojnë seriozisht rreth vlerave të krijimit të një komuniteti,” thonë ekspertët.

Njerëzit fillojnë të ndiejnë këtë ndjenjë të komunitetit, kur puna e tyre përputhet me personalitetin e tyre –për shembull, një person krijues që gjen rrugë për të shprehur vetveten.

Kjo ndodh gjithashtu kur njerëzit ndiejnë një sens ndërvarësie më bashkëkolegët, ose brenda komunitetit të tyre, si p.sh. të jenë të ndërgjegjshëm që të tjerët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre, nëse ju nuk bëni tuajën.

Por, kjo lloj përqasje nuk funksionon për çdo drejtues. Ekspertët thonë se normat e fitimit janë një statistikë shumë e rrezikshme për drejtuesit. Këta të fundit, nëse mendojnë që nuk po fitohet sa duhet, mund të sjellin njerëz të rinj në punë dhe të largojnë të vjetrit. Gjithçka, pra, varet nga situata.

Gjithsesi, nëse ambienti në ndërmarrje përbën një shqetësim, ka shumë gjëra që kompanitë mund të bëjnë për të motivuar punonjësit të qëndrojnë. Nënvizoni përfitimet në organizatën tuaj, ose ofroni shërbime që i përshtaten nevojave specifike të punonjësve tuaj, si kujdesi ditor, ose konsultimi për karrierën. Përfshijini punonjësit në grupe komuniteti, duke ofruar zbritje për anëtarësim, ose thjesht duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm. Pikërisht duke bërë këtë informacion më të thjeshtë, ju i lidhni ata me organizatën tuaj. Ju i bëni ata të ndihen të dobishëm.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit