14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pesë humbësit e mëdhenj në Katar

Më të lexuarat

Diku pashë të flitej për fituesit e mëdhenj në Katar. Kush e meriton të jetë i pari? Dikush përmendi emra të njohur në botën islame. E pranoj, Zakir Naiku, bashkë me ekipin e tij, kanë bërë një punë të mrekullueshme, kudo që kanë shkelur, por personalisht mendoj që dikush tjetër e meriton vendin e parë. Ata janë qytetarët e Katarit, qytetarët e këtij vendi të vogël që po përballet me “përbaltje” të mëdha, e megjithatë ata po duken triumfatorë e fitimtarë në këtë përballje guximtare, madje me rezultat të thellë.

Në fakt unë desha të flas dy fjalë për humbësit në Katar. Ata janë të shumtë. Thjesh po paraqes një mendim timin për më kryesorët, larg fushës së blertë, duke nisur nga vendi i fundit:

Vendi i pestë: Islamofobët shqipfolës.

Çfarë humbën ata? Ata humbën toruan, humbën nervat, e humbën pusullën fare. Si mund të zhvillohet një ngjarje e përmasave të tilla në një vend musliman?! Nuk mundet! Nuk është e vërtetë! Është vetëm një ëndërr e keqe, një ëndërr e frikshme prej së cilës duhet të zgjohemi!

Në këndin e vështrimit të një islamofobi, e mira nuk mund të përfytyrohet nga “të prapambeturit”, e bukura nuk ka vend në Orient, ajo i takon vetëm Oksidentit, e trashguar brez pas brezi, që në lashtësi, nga të parët e tyre pellazgë. E pamundur! Nuk u besojmë dot syve! E tmerrshme! Ku janë aleatët? Ku është Perëndimi?

I këshillojmë islamofobët shqiptarë t’i ruajnë ca nerva e të mos i shkatërrojnë të gjitha, se do t’u duhen edhe për herët e tjera.

Vendi i katërt: Argjentina.

Argjentina mund të ketë një ekip të mirë, potencial dhe energjik. Ajo mund edhe të fitojë turneun. Pak rëndësi ka. Humbja në ndeshjen e parë ishte shokuese, dërrmuese, zhdëpse. Tanimë duhet ta kenë mësuar mirë mësimin. Kapadaiu sado fort të mbahet, do të vijë një ditë kur do të zhdëpet mirë.

Vendi i tretë: Mediat perendimore.

Mediat perendimore, me në krye BBC-në, ishin pararoja e thashethemeve. Profesionalizmi i tyre, në lidhje me Katarin, u tret si kripa në ujë. Reportazhe të mbushura me mllef dhe urrejtje. Shifra pa teklif u hodhën, gjepura pa fund, u fol për bojkot, braktisje totale … .

Sidoqoftë publiku nuk ua vari shumë. Tani ka burime të tjera informacioni. Bota është liruar nga prangat e mediave “tradicionale” më shumë se kurrë. Bota ka evoluar. Fundja Katari e di vetë ku i çon miliardat. Të tyret janë. Vetë ia kanë dhënë për gazin që kanë blerë. Meqë doli fjala te gazi, ta mbajnë mirë me Katarin se jeta do të vazhdojë edhe pas botërorit, nëse nuk duan të ngrohen me shkarpa e qymyr në këtë dimër të ashpër. Ditë të acarta po vijnë.

Me ç’u pa, BBC-ja me shokë e kuptuan realitetin që në ditët e para dhe tani po merren me masat e qeverisë kineze kundra kovitit.

Vendi i dytë: Gjermania.

Humbësi i humbësve. Kështu është kur nuk di për çfarë shërben dora. Gjesti i ulët në ndeshjen hyrëse ishte edhe nokauti i parakohshëm për Gjermaninë. Në shumë shoqëri, vendosja e dorës në gojë, shpreh turpërim prej diçkaje të pahijshme, të pështirë e të përbuzur. Ajo përdoret për të tallur dhe përqeshur dikë. Në fakt, me këtë gjest, ata vetëm vetet e tyre përqeshën. U bënë gaz i botës. Gjithë ata zdapa dy metra të lartë, u dalin në mbrojtje disa edepsëzëvë të pacipë.

Në fund dolën me duar në xhepa, pa nder, kokëulur. Me ta humbën edhe edepsëzat e ylberit. Njollosën vetet e tyre, kombin dhe flamurin e tyre me një njollë që zorr se lahet për vite të tëra.

Vendi i parë: Mediat izraelite.

U turrën në Katar me vrull. Ekipe xhirimesh, gazetarë me famë, ekipe mediatike të mirëpajisura, me plane e objektiva djallëzore, të cilat humbën pa nam e pa nishan, akoma pa filluar mirë. Në fund u kthyen me bisht ndër shalë.

Nga qytetaria e njerëzve, arabë dhe të ardhur nga e gjithë bota, morrën vetëm kurrizet. Prisnin që njerëzit t’u vërsuleshin të tërbuar, të irrituar, për të demaskuar më pas këta njerëz shtazarakë, por, për fatin e tyre të keq, u përballën me atë që nuk e prisnin; civilizimin dhe qytetarinë. Braktisje totale, kurrize të kthyer, bojkot tërësor. Largoheshin për tyre si të ishin me zgjebe.

Besoj se kanë kohë që e kanë kuptuar që nuk janë aq të zgjedhur sa u duket. Kështu që i ngarkuan edhe njëherë “veglat” e tyre për t’u kthyer andej nga kishin ardhur, të ngushëllur me faktin që kombëtarja e tyre nuk kishte marrë pjesë në eveniment, për të mos u përbuzur akoma më shumë.

Po sipas jush, cilët mendoni se janë humbësit e mëdhenj?

Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit