9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit?

Më të lexuarat

“Dita e Gjykimit: Përgatitja për Llogaritjen e Fundit”

Dita e Gjykimit

Shumë jobesimtarë mendojnë se ata nuk do të ringjallen për t’u gjykuar. “Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: ‘Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!’ (Kuran, 64:7)

I Dërguari i Allahut, Lavdërimi dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i fton të tjerët në rrugë të drejtë, ka shpërblim siç kanë ata që veprojnë sipas ftesës së tij, pa iu pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi.”

Allahu i Madhëruar thotë: “Ajo (Dita e Gjykimit) është Dita e Vërtetë e kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës së Zotit të vet.” (Kuran, 78:39)

Dita e Gjykimit është çasti më i ndjeshëm dhe më i vështirë për njeriun. Atë ditë do të caktohet vendi i njeriut; në Xhenet apo në Xhehenem. Po paraqesim tani një përshkrim të shkurtër të etapave të Ditës së Gjykimit, që të zgjohemi nga pakujdesia dhe të përgatitemi për këtë ditë të rëndësishme. Si të përgatitemi? Duke bërë vepra të mira, sepse veprat e mira do të na mbrojnë nga mundimi në ditën më të vështirë. Në radhë të parë, duhet të shikojmë te vetja jonë, se a ekziston apo jo besimi në këtë ditë. Në qoftë se e besojmë, falënderojmë Allahun e Madhëruar që na bëri të tillë. Nëse jo, atëherë le të shpejtojmë për ta fituar këtë besim.

/Kthehu te Krijuesi/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit