14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë po e bëj një tjetër?

Më të lexuarat

Pyetja:

A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë po e bëj një tjetër?

Përgjigjja:

Teubeja pranohet nga një gjynah edhe nëse je duke bërë një tjetër, me kusht që të dy gjynahet të mos jenë të të njëjtit lloj dhe të mos jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Për shembull, nëse dikush pendohet nga kamata, por vazhdon të pijë alkool, pendimi për kamatën pranohet dhe anasjelltas. Megjithatë, nëse dikush pendohet nga kamatën e zakonshme por vazhdon të angazhohet në kamatë kreditore, teubeja e tij nuk pranohet. Po ashtu, nëse dikush pendohet nga përdorimi i drogës ndërsa vazhdon të pijë alkool, teubeja e tij nuk pranohet. Po kështu, kush pendohet nga zinaja me një femër, por vazhdon të kryejë të njëjtin gjynah me një tjetër, teubeja e tij nuk pranohet. Kjo është sepse, në këto raste, individi është shmangur nga një gjynah, por vazhdon të kryejë një tjetër të të njëjtit lloj.

Marrë nga libri: Dëshiroj të pendohem, por… – Shejh Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit