8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

A marrim gjynahe nëse dikush zemërohet nga këshilla jonë, sidomos nëse janë prindërit tanë?

Më të lexuarat

Pyetje: Jo rrallë ndodh që dikush mund të zemërohet, kur e këshillojmë që të mos marrë nëpër gojë të tjerët, bile mund të arrijë puna deri tek ofendimi, apo vënia në lojë. A marrim gjynahe për shkak të zemërimit të tyre, sidomos nëse kemi parasysh se ai person mund të jetë dhe ndonjë prej prindërve tanë?

Përgjigje: Një nga detyrat më të rëndësishme të çdo muslimani është këshillimi i të tjerëve për kryerjen e punëve të mira dhe lënien punëve të këqija, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar :

“Besimtarët e besimtaret janë miq të njëri-tjetrit. Ata urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen…” {9:71}

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon se një nga cilësitë kryesore, me të cilën duhet të karakterizohet çdo besimtar e besimtare, është këshillimi i të tjerëve për kryerjen e veprave të mira dhe ndalimi i veprave të këqija. Në një ajet tjetër thuhet:

“Ju (muslimamët) jeni populli më i mirë që keni dalë për njerëzimin, (sepse) ju urdhëroni për të mirë, ndaloni të keqen dhe besoni tek Allahu.” {3:110}

Kurse, Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: “Nëse dikush prej jush sheh diçka të keqe, duhet të përpiqet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me gojë, e nëse nuk mundet as me gojë, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me zemër, por ky është besimi më i dobët.” {Trans. Muslimi}

Ajetet dhe hadithet që flasin mbi këtë temë janë të shumta; besimtari duhet të tregohet i duruar ndaj fyerjeve dhe ofendimeve që mund të bëhen në adresë të tij.

Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit