4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

A është e lejuar me shku në umre duke paguar me këste mujore?

Më të lexuarat

Janë disa agjensione që e mundësojnë me shku në umre, po pagesa me u bë çdo muaj me një shumë të caktuar, dmth jo krejt udhëtimi me u pagu përnjëherë. A është e lejuar me kry umren në këtë mënyrë?

Allahu iu shpërbleftë!

Përgjigja:

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjen dhe gjitjë shokët e tij.

Haxhi dhe Umreja janë dy adhurime të cilat nuk kërkohen pa plotësimin e kushteve të tyre. Prej atyre kushteve është mundësia e udhëtimin, e cila përfshin apketin material: të ketë mjetet e nevojshme përveç nevojave elementare të tij edhe të atyre që i ka në mbikqyrje; aspekti i shëndetit: ta ketë shëndetin që i përballon udhëtimit dhe qëmdrimit e angazhimeve atje; dhe aspekti i sigurisë së rrugës.
Pra një njeri i cili nuk posedon pasuri të mjaftueshme për nevojat e veta dhe të familjes së tij nuk i obligohet Haxhi/Umreja.
Por, nëse merr borxh dhe shkon, edhe pse kjo nuk kërkohet prej tij, ai Haxh apo Umre është në rregull dhe nuk është se ka vepruar ndonjë mëkat.
Nuk e sygjerojmë, pasiqë Sheriati nuk e ka kërkuar dhe nuk është mirë ta ngarkojë njeriu veten me borxhe. Por nëse e bën, nuk themi se ka bërë mëkat.
Këtu duhet të potencojmë faktin e mirënjohur se: ne kur flasim për borxh, flasim për borxhin e mirë në të cilin nuk përfshihet kamata në asnjë rrethanë, as drejpërdrejti e as tërthorazi. Prandaj pagesa e Umres me këste është në rregull me kusht që mos të ketë asnjë kusht interesi kamator si në rast vonese të pagimit të kësteve etj.
Vallahu teala A’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit