2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

A duhet ta vendosim Ajetul Kursij nën kokën e fëmijëve të vegjël?

Më të lexuarat

little child baby smiling lying under thr towel

Pyetja: A duhet ta vendosim Tesbih Dovën nën kokën e fëmijëve të vegjël?

Përgjigjja: Jo, kjo gjë është e ndaluar. Ajetul kursij (apo sic njihet ne popull tesbih dova) duhet t’i lexohet fëmijës sa herë të doni, dhe mund t’i fryhet fëmijës me të, dhe kjo është e lejuar, ndërsa ta vendosni nën kokë është hajmali, dhe të gjitha llojet e hajmalive qoftë ato me Kuran, janë të ndaluara.

Rreziku që vjen nga hajmalitë është se njeriu mbështet në to dhe e braktis mbështetjen në Allahun. Nëse mendon se hajmalia shëron, kjo është shirk i madh që Allahu nuk e fal, ndërsa nëse mendon se hajmalia bëhet sebep për shërim, kjo është shirk i vogël, sepse askund Allahu nuk na tregon se hajmalia është sebep për shërim. Shirku i vogël është më i madh se të gjitha mëkatet e mëdha, më i madh se zinaja, alkooli, kamata, vjedhja, vrasja etj.

Hoxhë Lulzim Perçuqu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit