4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A është e lejuar leximi i fatihasë apo i diçkaje tjetër nga Kurani kur shkojmë për të vizituar varret e të vdekurve?

Më të lexuarat

Pyetje: “A është e lejuar leximi i fatihasë apo i diçkaje tjetër nga Kurani kur shkojmë për të vizituar varret e të vdekurve?”

Përgjigje: “Është transmetuar në formë autentike se, Profeti salallahu alejhi ue selem vizitonte varrezat, lutej për të vdekurit, lutje të cilat na i kanë transmetuar shokët e tij, e që janë të njohura për neve. Por, nuk është transmetuar në asnjë hadith se, ai salallahu alejhi ue selem lexonte tek varret ndonjë sure nga Kurani apo ajete ku përmenden të vdekurit, edhe pse i vizitoi ato shumë herë. Sikur të ishte e ligjësuar, me siguri se ai do ta vepronte, gjithashtu, do t’ia mësonte shokëve të tij, në mënyrë që ata të fitojnë shpërblime tek Allahu përmes veprimit të kësaj vepre dhe, në mënyrë që të fitojnë mëshirë të vdekurit. E para së gjithash, kjo do të ishte obligim për të, ngase ka qenë i obliguar që të kumtoj shpalljen. Thotë Allahu Te’ala në Kuran:

لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” 9:128

Pra, pasi që ai nuk e veproi një gjë të tillë, edhe pse i vizitonte varret, kjo argumenton se një veprim i tillë nuk është i ligjësuar.

Shokët e tij e dinin se çfarë duhet bërë në rast të tillë, dhe ata punuan sipas udhëzimit të tij dhe u mjaftuan me marrjen mësim nga të vdekurit (vizita e varreve dhe pjesmarrja në varrime (v.p.)) dhe lutja për ta gjatë vizitës së varrve të tyre. Sahabët, asnjë herë nuk lexuan Kuran për të vdekurit. Prandaj, leximi i Kuranit për të vdekur është një bidat i shpikur. Ndërsa, është transmetuar në formë autentike hatithi Profetit salallahu alejhi ue selem:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpik në fenë tonë diçka që s’është prej saj, ajo vepër refuzohet”.”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetaua Islamije”, faqe 36.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit