Ka gjashtë rregulla kuranore që e drejtojnë busullën e muslimanit në përdorimin e rrjeteve sociale

Më të lexuarat

Ka gjashtë rregulla kuranore që e drejtojnë busullën e muslimanit në përdorimin e rrjeteve sociale:

E para: Nëse nuk ke dëshmi, mos fol.
{ولا تقف ما ليس لك به علم}
“Mos ndiq atë për të cilën nuk ke dije.”

E dyta: Kur dikush paraqet një ide, diskuto argumentet e tij, jo personin e tij.
{قل هاتوا برهانكم إن كنتم صادقين}
“Thuaj: Sillni provën tuaj, nëse jeni të sinqertë.”

E treta: Qëndro me të vërtetën, edhe nëse ajo bie ndesh me interesat e tua.
{كونوا قوامين بالقسط شهداء لله ولو على أنفسكم}
“Bëhuni të vendosur në drejtësi, dëshmitarë për hir të Allahut, edhe kundër vetvetes suaj.”

E katërta: Nëse has një fjalë që mund të ketë më shumë se një kuptim, interpretoje në kuptimin më të mirë.
{اجتنبوا كثيرًا من الظن}
“Largohuni nga shumë dyshime.”

E pesta: Shmangi ata me të cilët dialogu nuk sjell dobi.
{وأعرض عن الجاهلين}
“Dhe largohu prej të paditurve.”

E gjashta: Kur paraqet idenë tënde, paraqite atë në mënyrën më të mirë.
{وقل لعبادي يقولوا التي هي أحسن}
“Dhe thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira.”

Dr. Najif ibën Nehar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit