-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si mund të dëshmoni ekzistencën jetës pas vdekjes? – Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Pyetje: Si mund të dëshmoni ekzistencën e botës së amshuar, d.m.th. të jetës pas vdekjes?

Përgjigja:

  1. BESIMI NË BOTËN E PËRTEJME (AHIRETIN) NUK BAZOHET NË BESIM TË VERBËR

Shumë njerëz çuditen se si një person me përgatitje shkencore dhe logjike mund të ketë besim në botën e përtejme dhe jetën pas vdekjes. Njerëzit konsiderojnë se secili person që beson në botën tjetër beson duke u bazuar në besim të verbër. Besimi im në botën e përtejme (amshueshme) bazohet në argumente logjike.

  1. BOTA E AMSHUESHME – BESIM LOGJIK

Ekzistojnë më shumë se një mijë ajete në Kuranin famëlartë që përmbajnë fakte shkencore (shih librin tim “Kurani dhe Shkenca Moderne – Pajtohen apo nuk Pajtohen). Shumë fakte të përmendura në Kuranin famëlartë u zbuluan vetëm gjatë shekujve të fundit. Por shkenca nuk ka arritur deri në atë nivel sa që të vërtetojë çdo thënie të Ku¬ranit famëlartë.

Le të supozojmë se 80% e asaj që ka përmendur Kurani është vërtetuar shkencërisht si 100% e saktë. Shkenca nuk ka dhënë asnjë konstatim të prerë lidhur me 20% e mbetur të asaj që ka cekur Kurani pasi që shkenca nuk ka arritur në atë nivel sa të mund ta argumentojë apo ta hedh poshtë ndonjë prej këtyre konstatimeve që i ka për-mendur Kurani.

Prandaj me një njohuri të tillë të kufizuar ne nuk mund të pretendojmë madje as 1% qoftë edhe për një konstatim të vetëm të Kuranit nga 20% i mbetur se mund të jetë i gabuar. Kështu kur 80% e Kuranit është vërtetuar si 100% e saktë kurse 20%-shi i mbetur i tij nuk mund të de-mantohet shkencërisht, atëherë logjika na bënë të kuptojmë se edhe ky 20%-sh i mbetur është i saktë 100%.

Ndaj ekzistimi i botës së përtejme, e cila është përmendur në Kuran, mund të konsiderohet brenda këtij 20% të Kuranit që shkenca nuk ka mundur ta vërtetoj por as ta demantoj, andaj logjika ime si musliman thotë se kjo botë ekziston dhe se ky 20% është i saktë.

  1. KONCEPTI I PAQËS DHE VLERAVE NJERËZORE ËSHTË I PAVLEFSHËM PA KONCEPTIN E BESIMIT NË BOTËN E AMSHUESHME

A është vjedhja një vepër e mirë apo e keqe? Njeriu normal i orientuar drejtë do të thoshte se vjedhja është e keqe. Andaj një person i cili nuk beson botën e përtejme (amshueshme) si do të mund ta bindte vallë një kriminel të fuqishëm dhe me ndikim në shoqëri se vjedhja është e keqe.

Le të supo-zojmë se unë (fjala është për autorin) jam krimineli më i fuqishëm dhe më me ndikim në botë, në të njëjtën kohë unë jam person intelektual dhe logjik; atëherë unë do të mendoja se vjedhja është e mirë pasi që përmes vjedhjes unë arrij të kem një jetë mjaft luksoze.

Kështu pra, për mua në këtë rast vjedhja është e mirë dhe nëse ndokush provon të sjellë madje qoftë edhe vetëm një fakt të vetëm se vjedhja është e keqe për mua, unë do ta ndaloja atë menjëherë. Njerëzit zakonisht përdorin argumentet në vijim për të argu¬mentuar se vjedhja është e keqe:

a. Personit të cilit i është vjedhur pasuria, do të përballet me shumë vështirësi

Disa njerëz mund të thonë se njeriut të cilit i është grabitur pasuria, do të has në shumë vështirësi. Sigurisht se edhe unë pajtohem me atë se është shumë keq kur dikujt i është grabitur pasuria. Mirëpo, për mua kjo është një gjë shumë e mirë, nëse unë plaçkis një¬mijë dollarë, unë mund të kënaqem duke ngrënë shuj¬ta të mira në një restorant me pesë yje.

b. Ndokush mund t’ju plaçkit juve

Disa njerëz thonë se një ditë edhe unë mund të plaçkitem. Mua askush nuk mundet të më plaçkit, përshkak se jam kriminel i fuqishëm dhe kam qindra roje personale. Unë jam në gjendje të plaçkis kënd të dua, por mua nuk mundet të me plaçkit askush. Për një njeri të rëndomtë vjedhja apo hajnia është një profe¬sion jashtëzakonisht i rrezikshëm mirëpo për një njeri me ndikim të madh, sikur unë në këtë rast, nuk është aspak i rrezikshëm.

c. Policia mund t’ju arrestojë

Disa mund të thonë, poqëse vjedh ju mund të arrestoheni. Policia nuk mund të më arrestojë mua për arsye se ata i kam në listën e pagave, gjithashtu në listën e pagave i kam edhe ministrat. Unë pajtohem me atë se nëse një njeri i rëndomtë do të grabiste (vidhte) ai automatikisht do të arrestohej dhe kjo do të ishte shumë keq për të, mirëpo unë jam një kriminel i fuqishëm dhe jashtëzakonisht me ndikim të madh. Më sjell një arsye të logjikshme se përse është keq për mua të vjedh dhe unë menjëherë do ta braktis këtë zanat (vjedhjen).

d. Është para e marrë lehtë

Disa njerëz mund të thonë se vjedhja është para e fituar lehtë dhe jo e fituar me vështirësi. Unë plotësisht pajtohem se kjo është para e fituar lehtë dhe kjo është njëra ndër arsyet kryesore që më ka shtyrë të vjedh. Nëse një njëri posedon zgjedhjen e fitimit të parave në formën e lehtë në vend se të fitojë në formën e vështirë, atëherë secili njeri logjik, do të zgjidhte formën e lehtë të fitimit, respektivisht; vjedhjen-grabitjen.

e. Është kundër njerëzimit

Disa mund të thonë se kjo vepër është kundër njerëzimit dhe se njeriu duhet të kujdeset për qeniet tjera njerëzore. Unë jam kundër kësaj dhe pyes se kush e shkroi këtë ligj të quajtur njerëzimi dhe përse duhet ta pasoj atë?

Ky ligj mund të jetë i mirë dhe i përshtatshëm për njerëz emocional dhe të ndjeshëm – sentimental, mirëpo unë jam njeri logjik dhe nuk shoh asnjë dobi për t’u kujdesur për qeniet tjera njerëzore.

f. Është një vepër egoiste

Disa mund të thonë se të grabitësh d.m.th të qenit egoist. Është më të vërtetë një akt egoist; mirëpo përse të mos bëhem egoist? Kjo më ndihmon mua që ta gëzoj jetën.

  1. ASNJË ARSYE/FAKT LOGJIK SE VJEDHJA (GRABITJA) ËSHTË VEPRIM I KEQ

Së këndejmi të gjitha faktet për të argumentuar se vjedhja është veprim i keq janë të kota. Këto fakte mund ta bindin një njeri të rëndomtë por jo një kriminel të fuqishëm sikurse unë. Asnjëri prej fakteve nuk mund të mbrohet me forcën e arsyes apo logjikës.

Pra, nuk është për çudi pse ekzistojnë shumë kriminelë në këtë botë. Po ashtu dhunimet, mashtrimet, keqpërdorimet etj., mund të arsyetohen si veprime të mira nga një person sikurse unë, dhe nuk ekziston asnjë fakt logjik që mund të më bind se këto gjëra janë të këqija.

  1. MUSLIMANI MUND TA BIND NJË KRIMINEL TË FUQISHËM DHE MË NDIKIM

Tani le t’i ndryshojmë anët e peshojës. Le të supozojmë se ju jeni krimineli më i fuqishëm dhe me më së shumti ndikim në botë, i cili në listën e atyre që i paguan ka policë dhe ministra. Ju keni madje edhe vrasës/bandë që ju mbrojnë. Unë jam musliman që vjen për t’ju bindur juve se vjedhja, dhu-nimi, mashtrimi etj., janë veprime të liga.

Nëse unë përmend të njëjtat fakte që u cekën më herët për të argumentuar se vjedhja është e keqe, krimineli do të përgjigjej me të njëjtën përgjigje të cilën e dha më herët. Ndaj unë pajtohem se krimineli është i logjikshëm dhe faktet e tij janë të vërteta vetëm kur ai është i fuqishëm dhe ka ndikim.

  1. ÇDO QENIE NJERËZORE DËSHIRON DREJTËSI

Secili njeri pa dallim dëshiron drejtësi. Madje edhe nëse personi i tillë nuk dëshiron drejtësi për të tjerët ai dëshiron drejtësi për veten e tij. Disa njerëz janë të trullosur nga forca dhe ndikimi (influenca) dhe shkaktimi i lëndimeve dhe vuajtjeve ndaj tjerëve.

Të njëjtit njerëz në anën tjetër refuzojnë me çdo kusht nëse ndonjë padrejtësi u bëhet atyre. Arsyeja pse ky lloj i njerëzve janë të pandjenja ndaj vuajtjeve të të tjerëve është se ata vet adhurojnë fuqinë dhe influencën/ndikimin.

Fuqia dhe ndikimi, sipas tyre, jo vetëm që u jep mundësi atyre t’u bëjnë padrejtësi të tjerëve por fuqia dhe ndikimi gjithashtu i mbron ata që atyre të mos u bëhen të njëjtat padrejtësi nga të tjerët.

  1. ZOTI ËSHTË MË I FUQISHMI DHE MË I DREJTI

Si musliman që jam, do ta bindja kriminelin rreth ekzistimit të Allahut të Madhërishëm (shih Përgjigjet që Argumentojnë Ekzistencën e Zotit).

Ky Zot është shumë më i fuqishëm se sa ju dhe njëkohësisht Ai është më i drejti. Kurani Famëmadh thotë:
“Me të vërtetë, Allahu nuk e dëmton asnjë njeri as sa një gri¬më, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.”

  1. PËRSE ZOTI NUK MË NDËSHKON MUA?

Krimineli, si një person logjik dhe shkencor, pasi që t’i prezantohen fakte shkencore nga Kurani pajtohet se Zoti ekziston. Ai mund të diskutojë se pse Zoti, nëse qenka kaq i Fuqishëm dhe i Drejtë, nuk po e dënon atë (kriminelin).

  1. NJERËZIT QË BËJNË PADREJTËSI DUHET TË DËNOHEN

Secili person që ka përjetuar një padrejtësi, pavarësisht financiare apo sociale, pa dyshim dëshiron që kryesi i padrejtësisë të dënohet. Çdo person normal dëshiron që hajnit apo dhunuesit t’i jepet mësim. Edhe pse një numër i madh i kriminelëve dënohet megjithatë disa prej tyre shpëtojnë, bëjnë jetë luksoze madje kanë edhe jetë të qetë.

Nëse padrejtësia i bëhet një personi të fuqishëm dhe me ndikim nga një person më i fuqishëm dhe më me ndikim se ai, ky i fundit dëshiron që kryesi i padrejtësisë të nxirret para drejtësisë dhe të dënohet.

  1. KJO BOTË ËSHTË NJË TEST PËR BOTËN E AMSHUESHME

Jeta në këtë botë është një provim për botën e fundit (Ahiretin). Allahu i Gjithëdijshëm në librin e Tij, thotë:
“Ai e ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.”

  1. DREJTËSIA E FUNDIT NË DITËN E LLOGARISË

Në Kuranin Famëlartë shkruan:
“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.”

Drejtësia e fundit do të plotësohet në Ditën e Llogarisë. Kur njeriu të ketë ndërruar jetë, ai do të ringjallet në Ditën e Gjykimit së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë.
Është e mundshme që njeriu një pjesë të ndëshkimit të tij ta pranojë në këtë botë, gjersa është gjallë. Ndërsa sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit final, ato do të jepen vetëm në jetën pas vdekjes.

Allahu i Gjithëmëshirshëm mund që të mos e zbresë ndëshkimin mbi grabitësin, hajdutin apo përdhunuesin gjatë jetës së tij në këtë botë, mirëpo ai pa fije dyshimi do të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë ditën kur do të jepet llogaria, atëherë kur do ta marrë dënimin e merituar, në ditën e fundit, përkatësisht në jetën pas vdekjes.

  1. ÇFARË NDËSHKIMI MUND T’I JAPË HITLERIT LIGJI NJERËZOR?

Hitleri gjatë pushtetit të tij të egër, kishte djegur gjashtë mi¬lion çifutë.
Edhe nëse do ta kishte arrestuar policia, çfarë ndëshkimi do t’i jepej Hitlerit, në mënyrë që drejtësia të triumfonte? Gjithçka që do të kishin mundësi të vepronin do të ishte dërgimi i tij në dhomën e gazit. Mirëpo kjo masë e ndëshkimit është ekuivalent vetëm me vrasjen e një çifuti. Çfarë të themi për numrin e mbetur, më saktë për pesë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë çifutë?

  1. ALLAHU I MADHËRISHËM, HITLERIN MUND TA DJEGË NË XHEHENEM MË SHUMË SE GJASHTË MILION HERË

Allahu Lavdiplotë në Librin e Tij Famëlartë thotë:
“Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo atyre t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”

Nëse dëshiron Allahu xh.sh., në botën tjetër, ai ka mundësi që Hitlerin ta shkrumbojë me zjarr gjashtë milion herë.

  1. NUK KANË KUPTIM VLERAT NJERËZORE, OSE TË MIRAT DHE TË KËQIJAT, PA PASUR KONCEPT RRETH BOTËS SË AMSHUESHME

Është mëse e qartë se mosbindja e individit rreth botës së amshueshme, më saktë jetës pas vdekjes, humb kuptimin apo konceptin e vlerave njerëzore, e mira ose natyra e veprimeve të këqija është e pamundshme që të vërtetohet të ndonjë individ, i cili është duke bërë padrejtësi, veçanërisht kur personi në fjalë është një njeri me ndikim të madh dhe i fuqishëm.

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja:
Hoxhë Feim DRAGUSHA (Ph.Dc)

Burimi: “ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM” -Spreading the Truth of Islam-

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit