3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A lejohet bërja me shenjë (me kokë e duar) në namaz?

Më të lexuarat

Përgjigje:
Nëse kjo është e domosdoshme, lejohet. Po qe se nuk është diçka e domosdoshme që nuk lë pasoja ose nuk e dëmton dikë nëse e bën pas namazit (p.sh., për të treguar një send të humbur etj.), atëherë lëre pas namazit. Sa më pak lëvizje (jashtë veprimeve të namazit) është më mirë. Lëvizjet dhe shenjat në namaz janë të lejuara kur janë të domosdoshme dhe të nevojshme. Dijetarët e kanë ndaluar të flitet gjatë namazit, përveç në raste kur lejohen fjalë brenda namazit, si për shembull: kur fëmija është duke prekur diçka të nxehtë, lejohet t’i thuash/bërtasësh: “SubhanAllah” ose “Allahu Ekber.” Kjo bëhet ngase e di që nëse i bërtet, ai do të ndalet. Nëse nuk ndalet, atëherë ndërpritet namazi dhe largohet fëmija. Pastaj, namazi fillohet përsëri nga fillimi.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit