8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Cili është qëllimi kryesor i krijimit të njeriut?

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. ”(Surja Dharijat, 56) – Ky është qëllimi përse Zoti i krijoi xhindët dhe njerëzit. Pikërisht në funksion të këtij qëllimi, i Lartësuari i dërgoi të gjithë profetët. Adhurimi i Allahut mund të realizohet veçse duke e njohur Atë ashtu si është, dhe kjo sjell dashurinë për Të. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më shumë do ta duash Atë, aq më shumë do të kthehesh tek Ai i penduar dhe i nënshtruar, aq më shumë do të largohesh nga çdo gjë tjetër e kotë. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më i plotë do të jetë adhurimi kushtuar Atij.

Për këtë qëllim i bëri Zoti krijesat e përgjegjshme ligjërisht: që ta njohin, ta duan dhe ta adhurojnë vetëm Atë, me madhërim e frikërespekt. Allahu nuk i krijoi ata për ndonjë nevojë të Tijën. Ai nuk kërkon prej tyre ndonjë lloj furnizimi, ashtu si nuk do që ata ta ushqejnë. Ai është i Lartësuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë gjë prej krijesave të Tij. Ai është i Pasur dhe i Plotfuqishëm. Të gjithë kanë nevojë për Të dhe mëshirën e Tij, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë, siç thotë më pas:

[ Tefsiri i Sadit ]

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit