“Nuk është Gaza dhe as Bregu Perëndimor, por është Zvërneci dhe disa fshatra në Vlorë.”

Më të lexuarat

“Nuk është Gaza dhe as Bregu Perëndimor,
por është Zvërneci dhe disa fshatra në Vlorë.”

Rrethime, tela, kufizime dhe toka që po mbyllen para syve të banorëve të zonës. Në disa fshatra bregdetare të Vlorës, aty ku dikur njerëzit kalonin lirshëm drejt detit, sot po shfaqen barriera që po krijojnë ndjesinë sikur toka nuk u përket më banorëve të vet.

Zvërneci dhe Laguna e Nartës janë ndër pasuritë më të rralla natyrore të Shqipërisë, zona me histori, biodiversitet dhe bukuri të paprekur. Por sot, mes projekteve turistike, shitjeve masive të tokave buzë detit dhe investimeve miliona euro, shumë qytetarë po ngrenë pyetjen: A po zhvillohet Vlora, apo po rrethohet?

Kur sheh tela pranë bregdetit, kur sheh zona të tëra të mbyllura dhe njerëz që ndihen të huaj në vendin e tyre, nuk është më thjesht investim. Është alarm për mënyrën se si po trajtohet prona publike dhe hapësira që duhet t’u përkasë të gjithëve.

Deti nuk është luks për pak njerëz. Bregdeti nuk është plaçkë për pazare oligarkësh. Dhe Vlora nuk mund të kthehet në një hartë me “ndalohet kalimi” për vetë shqiptarët.
Pse e gjithë kjo po bëhet largë syve të qytetarëve?

 

/Baki Shala fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit