9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A është zinaja(imoraliteti) një nga mëkatet më të mëdha në Islam?

Më të lexuarat

Zinaja (imoraliteti)

Nga qëllimet e sheriatit është mbrojtja e nderit dhe brezit, për këtë shkak është ndaluar zinaja (imoraliteti). All-llahu i Madhëruar ka thënë:

“Dhe mos iu afroni imoralitefit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El-Isra: 32)

Gjithashtu, sheriati i ka mbyllur të gjitha rrugët që çojnë kah ato ndalesa duke urdhëruar për mbulesë (hixhab), për uljen e shikimit, për veçimin me grua të huaj etj.

Ai që ka bërë zina dhe është i martuar, dënohet me ndëshkim më të keq dhe më të rreptë, më gurëzim deri në vdekje që të shijon dënimin e kësaj vepreje të shëmtuar. Ash- tu të ndien dhembje i tërë trupi, ashtu siç deshi të kënaqet me veprën që e ka ndaluar All-llahu.

E ai që ka bërë zina, por nuk ka qenë i martuar, rrihet me numrin më të madh të kamxhikëve nga gjithë numrat që kanë ardhur në sheriat,¹ rrihet me 100 kamxhikë. Krahas kësaj do ta arrijë edhe turpin në mesin e atyre që e dëshmojnë këtë dënim dhe poshtërim, megjithë këtë ai dëbohet nga vendi i tij një vit të tërë.

Dënimi i atyre (imoralitet) në Berzah² do të jetë i atillë që do të jenë në një furrë, lartë është e ngushtë e poshtë e gjerë.

Nën të digjet zjarr e ata janë të zhveshur. Kur të ndizet zjarri ata bërtasin dhe ngriten lart për të dalur e kur fiket, kthehen. Kështu bëhet me ta deri në Ditën e Gjykimit.

Kjo vepër është edhe më e shëmtuar kur njeriu vazhdi- misht bën imoralitet dhe kur është në moshë, e i është afruar varrit (vdekjes). Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trans- metohet: “Tre vetave nuk do t’u flet All-llahu në Ditën e Gjyki- mit, as nuk do t’i pastron e as nuk do të shikon kah ata dhe do të kenë dënim të dhembshëm: plaku (i moshuari) zinaxhi, mbreti gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh.“³

Nga fitimet më të këqia është shuma që lavirja e merr si këmbim për zina. Lavirja që “fiton” nga nderi i saj është e privuar nga pranimi i lutjeve kur hapen qiejt në mesnatë. Nevojat njerëzore dhe varfëria nuk janë arsye për t’i kaluar kufijtë e All-lahut. Fjala e urtë thotë: Gruaja e e ndershme rri e uritur e nuk ushqehet me gjidhënie (për foshnjat). E ku më me prostitucion.

Në këtë kohëra janë hapur të gjitha dyert e imoralitetit. Shejtani ua ka lehtësuar rrugën me kurthet e tij dhe të miqë- ve të tij. E mëkatarët dhe të shfrenuarit e kanë pasuar, ashtu që është përhapur zbulimi dhe lakuriqësia. Është shtuar edhe përzierja burra me gra. Propagandohen gazeta me ilustrime cullake dhe filma. Janë shpeshtuar udhëtimet për në vende të huaja të shfrenuara. Tregu po e ushtron tregtinë e poshtër- sive. Janë shtuar çnderimet. Është shtuar numri i fëmijëve të lindur si rezultat i zinasë. Mbyten shumë foshnja!!!

Pra, të lutemi o All-llah, o Zoti ynë, për mëshirën Tënde, për butësinë Tënde, për mbrojtjen Tënde, që të na mbrosh nga imoraliteti, të lutemi që të na pastrosh zemrat tona, të na mbrosh nderin dhe të bësh në mes neve edhe haramit pengesë dhe largim.

Nga Shejh Salih El Munexhid

¹ Autori ka për qëllim dënimet tjera në Islam që kanë ardhur me maha me kamxhik e që janë më të vogla në numër se dënimi në fjalë. (shr)

²Berzah quhet jeta në varr. (sh.p)

³ Muslim 1/102, 103.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit