Shejh Ikrime Sabri paralajmëron: Izraeli po përgatit ligj për kufizimin e ezanit në Jerusalem dhe territoret palestineze

Më të lexuarat

Hatibi i Xhamisë Al-Aksa dhe kryetari i Këshillit të Lartë Islamik, Shejh Ikrime Sabri, paralajmëroi për rrezikun e një projektligji të ri izraelit që synon të kufizojë ngritjen e ezanit në Jerusalem dhe në territoret palestineze brenda Izraelit. Ai vlerësoi se përpjekjet e përsëritura për ta heshtur ezanin kanë hyrë në një fazë më të rrezikshme, e cila konsiston në “ligjërimin e ndalimit të ezanit” përmes legjislacionit.

Sabri theksoi se autoritetet e pushtimit nuk kanë të drejtë të ndryshojnë realitetin ekzistues në territoret e pushtuara, duke nënvizuar se ezani është një ritual dhe simbol fetar islam.

Ai shtoi se zhurma e vërtetë nuk është ezani, por zhurma e avionëve, tankeve dhe makinerisë së luftës, të cilat përdoren kundër popullit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit