-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lutja kundër pikëllimit dhe borxheve

Më të lexuarat

“I dërguari i Allahut ﷺ një ditë hyri në xhami, aty e pa të ulur Ebu Umamen dhe e pyeti:

”O Ebu Umameh po qëndron në xhami edhe pse nuk është koha e namazit?”

Ai tha: “Brengat më kanë kapluar dhe borxhet më kanë mbuluar, o i dërguari i Allahut!”

I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “A ta mësojë një lutje që nëse e thua Allahu t’i largon brengat dhe borxhet?”

Ai tha: “Gjithsesi, o i dërguari i Allahut!”

I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thuaj në dhe mbrëmje:

اللَّهُمَ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الهَمِّ وَ الحَزَنِ وَ العَجْزِ وَ الكَسَلِ وَ البُخْلِ وَ الجُبْنِ وَ ضَلْعِ الدَّيْنِ وَ غَلَبَةِ الرِّجَالِ

“Në mëngjes dhe mbrëmje thuaj: “O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e burrave.”

Ebu Umameh tha: “E thashë këtë lutje e Allahu mi largoi brengat dhe borxhet!”

I dërguari ﷺ e përsëriste shpesh këtë lutje.

Hadithin e transmeton Buhariu

The post Lutja kundër pikëllimit dhe borxheve appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit