3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet shpejtimi në ecje për në namaz?

Më të lexuarat

Përgjigje: Shpejtimi në ecje për në namaz është i ndaluar.

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na ka urdhëruar që të ecim duke qenë të qetë dhe të përulur, e na ka ndaluar nga shpejtimi.

Ndërsa disa dijetarë kanë thënë: Nuk prish punë nëse nuk shpejton shumë, nëse ka frikë se do t’i ikë rekati, sikurse të hyjë në xhami e imami është në ruku, ky shpejton me maturi. Por jo siç bëjnë disa njerëz, vijnë duke vrapuar shumë, kjo është e ndaluar.

Por duhet të dihet se ecja me qetësi dhe me përulje është më e mirë edhe nëse mund t’i ikë ndonjë rekat, kështu aludon hadithi.

/Shejh Uthejmini – “Kushtet e Fesë”/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit