2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çfarë do të thotë fjala e Profetit alejhi selam për Allahun e madhëruar: «Allahu nuk fle dhe as i takon Atij të flejë»

Më të lexuarat

Çfarë do të thotë fjala e Profetit alejhi selam për Allahun e madhëruar: «Allahu nuk fle dhe as i takon Atij të flejë»

Kjo fjalë është pjesë e një hadithi të Profetit alejhi selam në të cilin ai njofton rreth disa cilësive të Allahut, Zotit të botëve. Ai në këtë hadith mohon për Të gjumin në dy këndvështrime:

– I pari: Gjumi është karakteristikë e atyre që nuk kanë jetë të plotë dhe qëndrueshmëri dhe për pasojë ndiejnë lodhje dhe shijojnë vdekjen, ndërsa Allahu i madhëruar ka jetë të plotë dhe qëndrueshmëri, as vdes dhe as lodhet dhe prandaj Ai nuk fle.
Allahu i madhëruar kur tregon për cilësitë e Tij thotë: “Mbështetu në të Gjallin, i Cili nuk vdes kurrë” (sure El-Furkan: 58)

Dhe thotë gjithashtu: “Ne i krijuam qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë dhe nuk ndiem aspak lodhje” (sure Kaf:38)

Këto dy karakteristika të Allahut të madhëruar: jeta e plotë dhe qëndrueshmëria janë bashkuar së bashku në një ajet tjetër për të mohuar gjumin dhe kotjen në të cilin thuhet:
“Allahu është ai i cili nuk ka të adhuruar tjetër veç Tij. Ai është i Gjalli dhe i Qëndrueshmi. Atë nuk e prek as kotja dhe as gjumi” (sure El-Bekare: 255)

Thotë shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-:
“Mohimi i kotjes dhe i gjumit përmban pohimin përsosmërisë së jetës dhe të qëndrimit, sepse gjumi është si vdekja dhe prandaj banorët e Xhenetit nuk flenë dhe kanë rehati të plotë siç edhe nuk vdesin.” Shih librin El-Xheuab Es-Sahih: 3/209.

– I dyti: Gjumi i cili tregon për jetë jo të plotë dhe paqëndrueshmëri rezulton prej tij shkujdesje dhe Ai që prej tij varet qëndrueshmëria e të tjerëve nuk bën të shkujdeset ndaj tyre, sepse me rënien e tij bien edhe ato.

Rreth kësaj domethënie, Allahu i madhëruar në Kuran thotë:
“Me të vërtetë, Allahu i mban qiejt dhe Tokën, që të mos lëvizin. Ato nëse do të lëviznin, askush nuk do të kishte mundësi ti mbajë veç Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve)” (sure Fatir: 41)

Thotë shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-:
“Allahu nëse do të kotej apo të flinte, nuk do të ishte vet i qëndrueshëm dhe as do të ishte mbajtës i qëndrimit të të tjerëve, siç ua ka treguar me shembull Beni Israilëve, kur e pyetën Musain alejhi selam: A fle zoti yt? Atëherë Allahu e la atë pa gjumë tre herë dhe i dha atij disa enë qelqi. Atëherë Musain e zu gjumi dhe ato u thyen. Kështu ai u tregoi atyre me këtë shembull se krijuesi i botës sikur të flinte do të kishte përfunduar bota”. Shih librin El-Xheuab Es-Sahih: 3/209.

Kjo që thotë shejhu i Islamit Ibn Tejmije në lidhje me shembullin e Beni Israilëve është përcjellë nga Ibn Abasi -radillahu anhu- i cili thotë:
“E pyetën Beni Israilët Musain -alejhi selam-: A fle Zoti yt? Ai u tha: Kijeni frikë Zotin! Atëherë Zoti i thirri atij dhe i tha: o Musa! Të pyetën: A fle Zoti yt? Atëherë, merr dy enë qelqi në dy duart tuaja dhe mos fli gjatë natës! Musai ashtu bëri dhe kur kaloi një e treta e natës, u kot dhe ra në gjunjë. Pastaj u kthjellua dhe i fiksoi ato derisa erdhi fundi i natës, atëherë ai u kot sërish dhe i ranë enët e qelqit dhe u thyen. Atëherë Allahu i tha: Sikur të flija do të kishin rënë qiejt dhe Toka dhe do të ishin shkatërruar siç u shkatërruan enët e qelqit në dorën tënde.” E transmeton Ibn Ebij Hatim me zinxhir të mirë.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit