0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

CILI ËSHTË QËLLIMI YT? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

CILI ËSHTË QËLLIMI YT?

Çfarë di për veten tënde para të ekzistonte gjithësia? Jo, leje këtë pyetje; Çfarë di për veten tënde para se të ekzistonin prindërit tu? Ë’ë, leje edhe këtë pyetje; Më thuaj, çfarë di për veten tënde para se të derdheshe si një farë me erë te keqe nga organi gjenital i babait tënd? Më fal, e di, e shpifur, por, harroje edhe këtë pyetje; Më thuaj, a e të kujtohet si nga kjo pikë fare, ia krijove vetes eshtrat, pastaj ua ngjite mishin; zgjodhe të kishe dy krahë, dy këmbe, pëlqeve që me vesh të dëgjosh, sytë vendose ti krijoje që të shohësh, vazhdove kështu derisa e përsose vetveten dhe ishe gati për të dalë nga organi gjenital i nënës tënde… Çfarë?! Nuk ishte ti që e krijove vetveten?! Jo?! Më thuaj se të paktën e vështroje veten derisa krijoheshe! As këtë?!

Harroje edhe këtë ngjarje, se atëherë ndoshta s’ke ditur të logjikosh; Më thuaj pra, çfarë di për vetën tendë para se t’i mbushje 3, 4 apo ndoshta 5 vjet? S’mban mend asgjë? Aha, pas kësaj moshe të kujtohen nga pak gjërat, apo jo?

O NJERI! Ti as nuk e ke idenë se kush je, cili është qëllimi yt dhe ku do të shkosh.

Më thuaj pra, cili është qëllimi yt? – Ti lindesh, e kalon gjithë jetën duke e kërkuar lumturinë e rehatinë dhe pastaj vdes. Hë, kjo është e gjitha? Kaq të pavlerë e ke bërë jetën tënde? Në të vërtetë, e pavlerë është jeta e atij që s’e njeh qëllimin e saj.

MOS VALLË, KENI MENDUAR QË NE (ZOTI) JU KEMI KRIJUAR KOT?! (Kuran, 23:115)

/NjeArsye/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit